Pasi u emërua zyrtarisht Kardinal pak ditë më parë nga Papa Francesku, Ernest Troshani ka mbajtur në varrezat Rrmaj të Shkodrës, një meshë në nder të 38 martirëve që u lumnuan më 5 nëntor nga Vatikani. Gjatë celebrimit të meshes së shenjtë kardinali Ernest Troshani dha mesazhin e ruajtjes së besimit.
"Gjaku i tyre qoftë mëshirë falje vëllazërim e paqe për të gjithë njerëzit që nuk e kanë njohur Zotin. Të gjitha ata që janë njerëzit e dashurisë së Zoti le të hapin dashurinë, faljen, mëshirën e lutjen që të gjithë të jenë të lumtur”, u shpreh Troshani.
Me pas eminenca e tij, kardinal Ernest Troshani ka bekuar varrin e prindërve të tij, por dhe 38 martiret që vuajtën persekucionin me të egër komunist, pasi nuk pranuan të braktisnin fenë. Kardinali tha se ne duhet të ndjekim shembullin e martirëve, të falim ata që nuk besuan.
"Të duam Zotin dhe të duam e ndihmojmë njëri-tjetrin. Të jemi gjithmonë frytdhënësit e paqes dhe të begatisë", tha kardinali
Ernest Troshani u emërua kardinal nga Papa Francesku në Vatikan më19 nëntor se bashku me 16 kardinalë të tjerë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com