QSUT vijon të jetë një pikë referimi edhe për pacientët e huaj që përballen me emergjenca shëndetësore gjatë qëndrimit në Shqipëri.

Dr. Astrit Ceka, mjek kardiolog pranë QSUT-së, nënvizon se ndërhyrja e shpejtë në rastet e infarktit të miokardit është vendimtare për shpëtimin e jetës.

“Sëmundja më e shepeshtë që pacientët paraqiten te ne janë dhimbjet e gjoksit, që kategorizohen sipas situatës klinike dhe analizavee. Kemi një shtim të pacienteve të huaj. Kemi bërë rreth 3 mijë ndërhyrje koronare nga të ciilat 2500 janë shtruar në mënyrë urgjente. 100 prej tyre janë të huaj. Jemi një shërbim që e ofrojmë ndërhyrjen koronare 24 orë në 7 ditë të javës”, shprehet kardiologu Astrit Ceka.

Ministria e Shëndetësisë nënvizon se profesionalizmi i ekipeve mjekësore, teknologjia moderne dhe kujdesi i specializuar po forcojnë çdo ditë besimin ndaj shërbimeve të QSUT-së.