'Karkacelat e Lushnjes e mushkonjat e Divjakës në Kuvend!' Saimir Korreshi paralajmëron aksionin opozitar seancën tjetër parlamentare

Deputeti demokrat Saimir Korreshi zgjodhi të shkojë sot në Kuvend me një tufë me kalli gruri, në  shenjë simbolike për të ngritur zërin e fermerëve të grurit të cilët këtë vit kanë dalë me humbje.

“Ka mbyt karkaleci fushat e Myzeqesë. Lushnjën e kthyen në fshatin më të madh të Fierit. Është gjynah që një vit të tërë të punojnë e të mos nxjerrin as shpenzimet e veta. Thonë subvencione për naftë por naftë marrin vetëm ata që janë në listën e patronazhistëve” shprehu më tej shqetësimin e tij në një intervistë për gazetarin Nertil Agalliu në emisionin "Sot live në Shqipëri" 

Në kostum në vend të lules në xhep, kishte vendosur kalli gruri dhe për të ngritur më shumë zërin për fermerët mendon përshkallëzim të aksionit opozitar në Kuvend

“Do jetë më e vështirë kapja e karkalecit por është e mira që ti hedhim ca në parlament. Ndoshta mushkonjat e Divjakës”  tregon deputeti demokrat. 

Në kampin e opozitës vijon të jetë i idesë se rikthimi i Bashës apo Berishës në krye të PD-së vetëm do ta dëmtojë edhe më shumë opozitën.

“Nuk jam me idenë e rikthimit të zotit Basha. Shyqyr që pas nëj vit e gjysmë i doli koha të dalë në skenë e të merret me opozitarizëm. Por jam kundër rikthimit të tij. Nuk i bën mirë as Berisha e as Basha sepse PD ka nevojë për bashkim” thotë Korreshi

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan i kalon SPAK, hetim me dosjen e Dumanit

Shpërthimi me tritol në derën e motrave Nikolli në Elbasan i kalon SPAK, hetim me dosjen e Dumanit