Prej ditësh është vënë re një shpërthim të vërtetë të karkalecave dhe insekteve të ndryshme në Tiranë, mbi të gjitha në zonat më periferike të kryeqytetit.
Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion për dezinsektimin e hapësirave publike nga mushkonjat dhe insektet, në të gjitha zonat e Tiranës.
Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës kërkon të qetësojë qytetarët.
“Karkaleci nuk është një nga shqetësimet kryesore që ka bashkia e Tiranës pasi insektet janë masive në të gjithë kohën e vitit. Karkaleci ndër ta është ndër më të padëmshmit. Më shqetësim është mushkoja e miza si transmetues të viruseve sesa karkaleci”
Prej marsit në mënyrë periodike, bashkia e Tiranës vijon dezinsektimin e zonave publike.
Por pse ky shpërthim karkalecash?
Është një karkalec migrator që ka përfshirë jo vetëm Tiranën por të gjithë Ballkanin. Nuk është shqetësues, nuk pickon. Nuk është i dëmshëm në masë as për bujqësinë. Nuk kemi çfarë i bëjmë se është migrator. Sepse karkaleci në habitatin e vet e ka në zonat bujqësore, por këtij lloj karkaleci i pëlqen drita. Por nuk është shqetësues, pavarësisht bezdisjes" tha Rozafat Sopaj
Megjithatë Bashkia ka marrë masa për dezinsektimin e zonave publike. Ekipet gjatë natës janë në terren për të dezinsektuar zonat problematike apo ku administratorët shprehin shqetësimin.
“Ju siguroj që brenda muajit gusht, në 15 ditëshin e dytë të muajit gusht nuk do të dëgjoni më të flitet për karkaleca. Ju siguroj që produktet që përdorim ne për dezinsektim janë të certifikuara” tha Rozafat Sopaj, drejtor i Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës për gazetarin Nertil Agalliu.
-
Po te ishte migrator ky fenomen do te ishte i pervitshem me keto permasa,kurse ky fenomen verehet vetem kete vit! Kujdes me sperkatjet se demtoni dhe zogjte e bletet dhe insekte te tjera te dobishme!
Përgjigju -
Une per vete te Fresku rri e inswkte si sivjet nuk kemi pas asnje vit. Dyshoj se bashkia sivjet ska bere dezinsektim fare, tani ka fillu. Varja, si plot gjera te tjera
Përgjigju -
Pa problem do kaloj.
Përgjigju -
Do rugullihet qeveria do punoj oer popullin
Përgjigju -
E do dhe karkaleci i shkrete nje ekspres.
Përgjigju -
Po bashkia Shkoder pse nuk ben dizinsektimin? Edhe ne Shkoder jane shtuar tej mase, edhe ne pallate.
Përgjigju











Komente
Komento