Karnavalet e Korçës, performanca
të ndryshme nën ritmet e muzikës

Karnavalet e Korçës, performanca<br />të ndryshme nën ritmet e muzikës
KORCE - Për të gjashtin vit radhazi, në qytetin e Korçës është organizuar Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili ka ndezur atmosferën në pedonalen e qytetit. 35 grupe të ndryshme nga Maqedonia, Mali i Zi, por dhe nga Tirana, Elbasani, Kavaja e Korça kanë performuar veshur karnaval nën ritmin e muzikës. Grupet e karnavaleve i kanë ofruar publikut fabula të ndryshme, si “luftën” e pashtershme për të hyrë në Bashkimin Europian, serenatën korçare, titullin kampion në futboll, parashikimin e majave për fundin e botës në 21 dhjetor, dasmën, mbëritjen e verës, harmoninë e fëmijve etj.

Festivalit të gjashtë Ndërkombëtar të Karnavaleve nuk i ka munguar ashtu si çdo vit edhe karnavali i famshëm i Polenës. Sipas kreut të bashkisë, Niko Peleshi e veçanta e këtij viti është se krahës grupeve të konsoliduara si karnavale marrin pjesë dhe qytetarë të shumtë, të cilët janë vetorganizuar, duke shpreur dëshirën për të prezantuar fabulën e tyre.
 
“E veçanta e këtij viti është gjithashtu që nuk ka vetëm grupe të konsoliduara, por kanë ardhur edhe qytetarë nga Tirana, që janë vetëorganizuar, janë veshur karnaval dhe kanë ardhur të marrin pjesë. Do të theksoja që këtë vit është rritur dhe numri i qytetarëve të Korçës, që nuk dalin vetëm të shijojnë karnavalet, por edhe vishen karnaval. Mesa duket në jetën tonë të përditshme, gjenden gjithnjë e më tepër motive për t’u bërë pjesë e kësaj”,-tha Peleshi.
 
Edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Karnavaleve ka çelur dhe sezonin turistik 2013-të në qytetin e Korçës.

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm