TIRANE- Komedia shqiptare “Karnavalet e Korçës”, me regji të Elma Dorezit është vlerësuar me 3 çmime në Festivalin Ndërkombëtar në Podujevë, “Teatri Ndryshe”.
Protagonisti Devis Muka u vlerësua si aktori më i mirë për rolin e Nikollaq Jorganxhiut, në veprën e hkruar nga Spiro Çomora. Aktorja më e mirë u vlerësua Marsela Lena,me rolin e Afrovitit. Ndërsa çmimi i tretë i shfaqjes që përfaqësonte Shqipërinë ishte çmimi i “Avdush Hasani”, çmim ky i cili jepet për kontributin dhe vlerat që solli shfaqja në festival.
Festivali u zhvillua në Kosovë në datat 15-20 korrik. Shfaqjet u dhanë në sallën e Teatrit të Podujevës, si dhe në ambiente të hapura, ku dhe ishte synimi i këtij festivali.
Në “Teatri Ndryshe” morën pjesë dhjetë trupa teatrore si, “Njeriu im” nga Mojot Covek (teatri maqedonas), “Agmia”- Fakulteti i Arteve, Prishtinë, “Ne të birtë e shekullit të ri”, Teatri i Mitrovicës, “The ëater of Havel”, teatri rumun, “Një letër e humbur”, Teatri i Prizrenit, “Shtëpia në Ankand”, Teatri Kombëtar i Kosovës, etj.
Teatri rumun fitoi çmimin e shfaqjes më të mirë, Fadila Hysaj me “Shtëpia në Ankand” fitoi regjinë më të mirë, ndërsa shfaqja “Me grusht tehut të thikës” nga Tetova fitoi çmimin e medias, raporton atsh.
“Karnavalet e Korçës” u shfaq në 15 korrik në qytetin e Podujevës në Kosovë. Aktorët Devis Muka, Ina Gjonçi, Marsela Lena, Klodian Hoxha, Lorenc Kaja, Jonida Cunga, Oriana Cama, interpretuan në komedinë, ngjarjet e së cilës zhvillohen në Korçë në vitin 1936. Festivali ndërkombëtar teatror “Teatri Ndryshe” këtë vit mbërriti në edicionin e tij të katërt.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com