Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me aktivitete! Festa kulmon në fundjave me paradën e madhe të maskave

Karnavalet e Shkodrës, një festë tradicionale që kremtohet në shekuj sapo kanë nisur. Qyteti që ka veshur dekorin festiv do të jetë i mbushur me aktivitete të ndryshme, përfshirë parada, koncerte dhe spektakle dritash në mbrëmje.

Dita e sotme nisi me interpretimet e shkollave të qytetit, ku fëmijët janë shndërruar në personazhe të ndryshme duke sjellë një atmosfere të veçantë në rrugët e Shkodrës.

“Festa kulmon të shtunën në mbremje me paraden e butaforitë madhështore dhe spektaktin e karnavaleve”, tha drejtoresha e Kulturës, Sara Smaja.

Përgjatë kësaj jave nga data 17 deri më 23 shkurt, Shkodra do të jetë epiqendra e paradave madhështore, koncerteve dhe performancave artistike. Përveç argëtimit, karnavalet mbajnë gjallë një traditë të pasur kulturore, duke reflektuar shpirtin e lirë dhe kreativ të qytetit. Për të gjithë ata që duan të përjetojnë momente magjike, Shkodra është vendi i duhur për t’u vizituar.

R.D/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Aksident ‘zinxhir’ në Lushnjë-Vlorë, përfshihen 7 makina te kthesa e Pojanit! Tre të plagosur, krijohet trafik në rrugë (VIDEO)

Aksident ‘zinxhir’ në Lushnjë-Vlorë, përfshihen 7 makina te kthesa e Pojanit! Tre të plagosur, krijohet trafik në rrugë (VIDEO)