Shkodër- Shkodra festoi mbrëmjen e sotme (22 shkurt) karnavalet e “Paradës së karrove dhe dritave”, me një spektakël unik dhe ngjyra.
Ishte hera e parë që shkodranët dhe vizitorë nga e gjithë shqipëria u mblodhën në Shkodër për këtë eveniment kulturor dhe festiv.
Edhe kryebashkiaku Benet Beci ka përshkruar sot me një video-postim në rrjetin social Facebook atë që ka ndodhur në qytetin verior, me ‘ngjyrat e festës dhe atmosferën si askund tjetër’.

“Si asnjëherë tjetër, shkodranët dhe vizitorë nga e gjithë Shqipëria shijuan në Shkodër paradën unike të karrove dhe dritave, e cila vjen për herë të parë në këtë karnaval! Shkodra përcjell ngjyra feste dhe atmosferë si askund tjetër”, shkruan kryebashkiaku Beci.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Komente

