Karnavalet, të rinjtë: Festë madhështore! Në Shkodër edhe të huajt: Kostumet të mrekullueshme

 

Shkodra është zgjuar nën magjinë e festës së Karnavaleve, ku u mbajt parada në rrugët e qytetit. Të shumtë janë qytetarët që kanë zgjedhur të shijojnë ditën e tretë të karnavaleve nga sheshi Nënë Tereza, mes tyre edhe kryeministri Edi Rama me familjen e tij. Zaho u pa me një maskë në fytyrë.

Të shumtë kanë qenë pjesëmarrësit dhe grupet e aktivizuara, jo vetëm nga Shkodra, por dhe nga të gjitha trevat shqipfolëse.

“Vijmë nga Tuzi. Tema jonë është zotat grekë.

Ftesa erdhi nga Këshilli i Karnavaleve të Shkodrës. Është një qytetet më të bukura dhe më të dashura edhe për ne nga Tuzi”, thanë të rinj nga Tuzi.

Vullnetarët thanë se dhjetëra të rinj janë angazhuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

“Sa dëgjuam fjalën që u përhap në qytet që do kishte një festë të madhe të karnavaleve, ne menduam që nuk do mungonte rinia. Ashtu ndodhi aktivizimi rinor është maksima, dëshira është maksimale për të punuar dhe besoj se kjo e ka bërë këtë festë kaq madhështore. Janë shumë të rinj, përfshirë edhe shkollat”, tha një e re.

Ndërsa të tjerë pohojnë se kjo festë ka nxitur turizmin kulturor.

“Këtë vit kemi dashur me përcjellim një mesazh me mbajt ambientin pastër, me sensibilizuar qytetarët e Shkodrës. Shumë perfekt organizmi. Janë karnavalet që unë do i mbaj mend gjithmonë.

E veçanta është se ka ardhur Mali i Zi, kanë ardhur qytete të tjera. Shkodra është e mbushur me njerëz, festë shumë e bukur, ku secili do me festuar dhe i dhënë gjallëri jo vetëm qytetit por edhe familjes. Kanë ardhur fëmijë, familjarë, turistë nga vendet thjerra, hotelet janë të mbushur, është një gjë  emirë që Shkodra me u kthye edhe në qytet festash. Është një shembull i mirë që kjo festë me u kthye në vazhdimësi.

Është diçka shumë e bukur për ne shkodranët që marrim pjesë në karnavale. Sivjet është diçka krejt ndryshe, ka edhe qytetarë nga qytete të tjera, jemi të kënaqur që po i presim me shumë dashin dhe me karnavale që janë festë domethënëse për ne shkodranët. Për Shkodrën është diçka shumë e bukur dhe shpresoj që edhe vitin tjetër të jetë po kjo atmosferë dhe të presim sa më shumë qytetarë krah hapur”, thonë qytetarët.

Të huaj ishin të pranishëm për të shijuar magjinë e karnavaleve.

“Ne jetojmë në Tiranë. Ngjan shumë bukur, kostumet ishin të mrekullueshme.

Unë jam nga Kanadaja, por jetoj në Tiranë. Erdhëm në Shkodër për paradën e karnavaleve. Më pëlqen, është diçka e re”, thonë ata.

Karvani shëtitës i karnavaleve po lëviz në rrugët kryesore të qytetit dhe dordoleci do të digjet në sheshin kryesor të qytetit.


Lajmi kryesor:

Tre ditë festë në Shkodër, magjia e karnavaleve mbledh mijëra qytetarë! Paradë me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe në rrugët e qytetit (FOTO + VIDEO)


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër