Krenarë për karrierën e shqiptareve, edhe në ushtri dhe në trajnimet në Akademitë më prestigjoze siç është ajo e Akademisë Mbretërore. Ambasada Britanike në Tiranë na prezanton me Ana Allanin:
"Unë hapa siparin për të krijuar një vazhdimësi për pjesëmarrjen e grave shqiptare në Akademinë Mbretërore.
Edukimi nuk ka gjini dhe cdo individ duhet të përmbushë qëllimet e veta pavarësisht rrethanave. Cdo vajzë duhet të përpiqet të thyejë barrierat, të përballet me sfidat duke treguar vlerat që ka dhe jo të struket në paragjykimet e shoqërisë." - Kapitene Ana Allani
Në kuadrin e angazhimit tonë për barazi gjinore, po ndajmë disa histori suksesi të disa vajzave dhe grave të talentuara që mbajnë role drejtuese në Ushtri.