Karriera e ish-ambasadorit, takim me
Metën:Vlerësoj miratimin e 'Drejtësisë'

Karriera e ish-ambasadorit, takim me<br />Metën:Vlerësoj miratimin e 'Drejtësisë'
Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu është rikthyer në Shqipëri, tashmë me një post shumë më të lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Pas përfundimit të mandatit të tij si diplomat në Tiranë, Arvizu është vlerësuar nga administrata Obama, dhe ka marrë postin e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit, në rang të ngjashëm me të fuqishmen Viktoria Nuland, që vizitoi pak më parë Shqipërinë duke bërë të mundur miratimin e reformës në drejtësi.

Ai është takuar në Tiranë me zyrtarët më të lartë të shtetit, dhe ka qenë i shoqëruar nga Donald Lu, ambasadori i ri i SHBA-ve, në këtë rast nuk është thjesht pasuesi në detyrë i Arvizusë, por edhe Vartësi i tij.

Kryetari i Kuvendit priti dje Zv.Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit  dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik, Alexander Arvizu, i cili shoqërohej. Ata biseduan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kryetari i Kuvendit i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit ndërkombëtar dhe terrorizmit. Arvizu vlerësoi miratimin me konsensus të ndryshimeve kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri dhe në veçanti shprehu mirënjohjen e SHBA për rolin lehtësues që Kryetari i Kuvendit Meta luajti në fazat përmbyllëse të votimit në parlament të kësaj reforme.

Në këtë drejtim u nda bindja e përbashkët se duhet punuar gjithnjë për formula që i shërbejnë bashkëpunimit politik mes palëve në interes të përshpejtimit të kësaj reforme madhore të rëndësishme për Shqipërinë. Meta theksoi se reforma në drejtësi duhet të shoqërohet me dekriminalizimin e plotë të politikës dhe institucioneve shqiptare, me qëllim krijimin e një mjedisi sa më të besueshëm politik dhe institucional për zbatimin me efikasitet të reformimit të tërë sistemit të drejtësisë.

Në përfundim, Meta dhe Arvizu diskutuan edhe mbi forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA në luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, kundër krimit të organizuar dhe kundër të gjithë elementëve të tjerë kriminalë që shkojnë ndesh me axhendën euro-atlantike të Shqipërisë.
 
Takimet
Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e së dielës me Ambasadorin amerikan Donald Lu në ambientet e Kryeministrisë. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe ish-ambasadori Aleksandër Arvizu, kreu i Bashkisë së Tiranës dhe nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.

meta arvizu lu

meta arvizu lu

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas