Karrigia e Kryeministrit rrezikon
koalicionin paszgjedhor të Bllokut

Karrigia e Kryeministrit rrezikon<br />koalicionin paszgjedhor të Bllokut
PRISHTINË - Posti i kryeministrit ka shkaktuar çarje në raportet mes AAK-së dhe LDK-së, e për pasojë ka vënë në rrezik funksionalitetin e bllokut paszgjedhor.
 
Marrëdhëniet janë përkeqësuar sidomos pas kërkesës së disa degëve të LDK-së, si ato të Gjilanit, Vitisë, Ferizajt, Deçanit, Lipjanit e Suharekës, që kryeministri t’i takojë kësaj partie, meqë ka edhe fuqinë më të madhe politike në koalicionin LAN.
 
Por, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë me dije se nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga posti i të parit të qeverisë, edhe me çmimin e prishjes së koalicionit.
 
Madje zyrtarë të AAK-së kanë ashpërsuar komunikimin me partnerin, duke iu rikthyer toneve kritike të përdorura në fushatën parazgjedhore.
 
Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së nuk kanë dashur të merren shumë me akuzat e AAK-së.
 
Në anën tjetër, Partia Demokratike po pret përçarjen eventuale të bllokut për ta marrë ndonjërën prej partive në koalicion. Për këtë arsye, partia e Thaçit javën e kaluar nuk e thirri vazhdimin e seancës, në përpjekje për të arritur marrëveshje edhe për qeverinë.
 
Ndërkohë që disa media të tjera kosovare suke iu referuar burimeve të tjera shprehen se këtë javë konstituohet Kuvendi i Kosovës.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës