Rreth 500 banorë të krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, janë mbledhur mesditën e sotme përpara godinës së SPAK për të protestuar për uzurpimin e pronave komunitare ku kanë paralajmëruar dhe depozitimin e një kallëzimi.
Banorët përfaqësohen nga avokati Arben Llangozi ndërsa pretendimet e tyre janë se prej 33 vitesh po u mohohet e drejta për të përdorur dhe jetuar në tokat e tyre të trashëguara nga të parët.
Në SPAK banorët kanë dorëzuar një karrocë me dokumente ndërsa kërkojnë drejtësi dhe abuzimet me pronat e tyre të ndalen.
Organizatorët u bëjnë thirrje të gjithë bashkëkrahinorëve dhe mbështetësve të bashkohen në protestën dhe dorëzimin e kallëzimit, duke e konsideruar pjesëmarrjen si vendimtare për fuqinë e zërit të komunitetit. Ata shpresojnë se ndjekja e kësaj rruge ligjore do të tregojë nëse drejtësia funksionon realisht dhe nëse SPAK do të marrë masa për të zbardhur abuzimet e pretenduara ndër vite.
Lajmi në përditësim...
Komente











