DEVOLL-Një grua e moshuar në fshatin Miras ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi është përplasur nga një karrocë.
/Shqiptarja.com
Sipas policisë, 41 vjeçari me inicialet S.S. duke drejtuar karrocën me kalë ka aksidentuar të moshuarën 70 vjeçe me inicialet L.K.
E plagosura u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Policia ka ndaluar 41-vjeçarin për të sqaruar rrethanat e aksidentit.
dy.b/shqiptarja.com












