‘Karshillëk ndaj ligjit’, Balla: Armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër

‘Karshillëk ndaj ligjit’, Balla: Armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër

Arma e sekuestruar

Ministri i Brendshëm Taulant Balla deklaron se armëmbajtja pa leje do të goditet edhe më ashpër dhe është prioritet në punën e përditshme të Policisë.

"Armëmbajtja pa leje po goditet çdo ditë. Do të bëjmë gjithçka, me më shumë angazhim sesa më parë, që ky karshillëk i hapur ndaj ligjit dhe shoqërisë sonë të luftohet nga Policia e Shtetit me vendosmëri", shkruan Ministri Balla, teksa postoi në rrjetet sociale pamje nga operacioni policor në Vlorë.

Një 38-vjeçar, që sapo kishte ardhur në Vlorë u konstatua nga shërbimet e Komisariatit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Ato organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Mysafiri", si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë i riu nga Tirana. Gjatë kontrollit fizik iu gjet në qese plastike, një armë zjarri pistoletë të llojit “Beretta” dhe një krehër për pistoletën.

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun

Egnatia pranë historisë, Edlir Tetova: Duam trofeun