Kartat bankare Credins do jenë të përbëra me material 99% të tretshëm në mjedis

Kartat bankare Credins do jenë të përbëra me material 99% të tretshëm në mjedis

E perbere me 99% material te tretshem, kartat Eco Credins vijne si nje risi jo vetem per banken tone, por per gjithe tregun bankar ne Shqiperi. Banka Credins po lancon te gjitha kartat bankare, te debitit dhe te kreditit, te perbera me material te tretshem 99% ne mjedis si pjese e angazhimit tone per te reduktuar impaktin ne mjedis. Ky projekt kaq I bukur realizohet per cdo karte qe do leshojme si per individe dhe per biznese ne cdo dege te bankes Credins. Reduktimi i plastikes dhe prodhimi i kartes me material te tretshem, ndikon qe te kursejme minimalisht 500 kg plastikë te prodhuar dhe hedhur ne mjedis në vit ose ekuivalentin e 3,000 kg CO2.

Z. Maltin Korkuti, Drejtor I Pergjithshem I bankes Credins, thote: “Objektivi yne final eshte te reduktojme plotesisht plastiken e kartave bankare dhe te prodhojme kartat tona Eco me material te tretshem ne mjedis, i cili perfaqeson nje hap simbolik por te rendesishem ne drejtim te reduktimit te ndotjes dhe ruajtjes se mjedisit”. Ky eshte vetem nje nga iniciativat e shumta te ndermarra ne kete drejtim ku jo vetem ndihmojme veten po dhe klientet tane per te reduktuar impaktin tone ne planet. Ne do leshojme kartat e para Eco duke filluar nga 13 Janar 2022.

Duke folur për iniciativat e Bankës Credins drejt Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shqipëri, Fiona McCluney vlerësoi Credins Bank për angazhimin e treguar në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve: “Tani, më shumë se kurrë, shohim se sektori privat ka një rol të rëndësishëm në përshpejtimin e zbatimit të SDG-ve. Në vitin 2021 kemi punuar me Credins Bank për të mbështetur aplikimin e tyre në Global Compact dhe jemi të lumtur që shohim angazhimin e bankës drejt veprimit real mbi SDG-të”.

Viti 2021 ishte mjaft i rendesishem per Banken Credins, pasi u anetaresuam me te drejta te plota ne Global Compact, duke mbeshtetur te 10 parimet bazuar ne kater shtyllat kryesore: te drejtat e njeriut, punesimi, mjedisi dhe antikorrupsioni. Nepermjet ketij anetaresimi, ne shprehem angazhimin tone per ti bere UN Global Compact dhe parimet e saj, pjese te strategjise, te kultures dhe menyres tone te perditshme te te punuarit dhe te angazhohemi ne projekte bashkepunuese per te ndihmuar ne avancim dhe zhvillim te metejshem te objektivave te UN dhe vecanerisht atyre per nje Zhvillim te Qendrueshem. 

Vetem pergjate 2021, Banka Credins ka finalizuar me sukses shume projekte te bukura ne drejtim te ketyre nismave si: ndertimi I stacioneve te bicikletave prane degeve te bankes Credins, lancuam “food bank” duke shperndare cdo muaj ushqime per shtresat ne nevoje anembane Shqiperise, kemi prodhuar materialet tona me leter te riciklueshme, kemi rinovuar floten tone te re me makina elektrike, si dhe kemi mbjelle peme anembane Shqiperise. Gjithashtu, nje nga projektet me te bukura pergjate ‘21 per te cilin ndihemi krenar eshte lancimi I te pares platforme crowdfunding ne Shqiperi per mbledhje te fondeve nga publiku “Smile”, per realizimin e projekteve sociale per fuqizimin e shoqerise. 

Banka Credins tashme prej 19 vitesh ne tregun bankar shqiptar dhe nje nga dy bankat kryesore sot ne treg, ka qene dhe do vazhdoje te jete e angazhuar per zbatim te shume projekteve qe sjellin impakt pozitiv per zhvillimin e pergjithshem te shoqerise dhe per te qene nje model per nje bote me te mire per shume biznese ne rrugetimin tone per Zhvillim te Qendureshem. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në lagjen ’24 Maji’, 1 i plagosur (EMRI)