TIRANE- Prokuroria dhe policia e Tiranës kanë zbuluar një bazë falsifikimi që ndodhej në një lokal, pranë shkollës “Avni Rustemi”, që ndodhet mes rrugës së “Durrësit” dhe asaj të “Kavajës”.
Tre persona Mariglen Nikaj ose siç njihet me nofkën Profesori, Fraglin Fekollari dhe Qazim Hysko janë të dyshuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin arrinin të paisnin me karta identiteti, çertifikata dhe pasaporta biometrike shtetas të ndryshëm, duke u marë shuma të konsiderushme financiare.
Dy agjentë të infiltruar kanë bërë disa blerje të autorizuara nga prokurori i çështjes dhe pas kësaj edhe nëpërmjet përgjimeve kanë arritur të zbulojnë bazën e falcifikimit në kryeqytet. Gazeta “Shqiptarja.com”, siguron të plotë vendimin e gjykatës, e cila pas kërkesës së prokurorisë, autorizon policinë të bëjë një kontroll në lokalin ku dyshohej se shërbente për falcifikimin e pasaportave. Nga ky kontroll është arritur të sekuestrohen dy pasaporta biometrike, disa çertifikata, dokumenta makine dhe disa karta identiteti. Aktualisht hetimet rreth kësaj çështje vashdojnë nga prokuroria e Tiranës.
VENDIMI I PLOTE
Në vendimin e gjykatës thuhet se nga ana e prokurorisë Tiranë është sjellë për gjykim kërkesa për kryerjen e kontrollit në lokalin BAR-KAFE me adresë “Rr.Bogdaneve” tek kryqezimi i shkollës “Avni Rustemi”, godinë 3-re katëshe përballë shkollës “Avni Rustemi” në katin e parë Tiranë. Gjatë shqyrtimit të kërkesës rezultoi se: Në datën 11.11.2011 ka filluar procedimi penal nr.4742 i vitit 2011 në ngarkim të shtetasit me pseudonimin “profesori” ose “geni”. Policia gjyqësore Tiranë ka arritur të sigurojë në mënyrë operative një dokument “kartë identiteti” në emër të shtetasit Robert Papa. Mbi këtë dokument është kryer ekspertimi teknik ku rezultoi se ky dokument ishte i fallsifikuar. Ky fakt krijoi bazë dhe dyshim të mjaftueshëm për të filluar procedimin penal dhe për të kryer veprime të mëtejshme hetimore. Është kryer një blerje e simuluar proceduriale për një lejë drejtimi në emër të Detmir Broshmi prej të dyshuarit me nofkën “GENI” nga agjenti i autorizuar me emrin “B…”. Kjo patentë ka rezultuar e fallsifikuar me akt ekspertimi nr.9845 datë 24.11.2011. Emri dhe mbiemri i personit të dyshuar është Maringlen Nikaj. Është autorizuar nga Policia gjyqësore një person që pranon bashkpunimin që të kryjë një blerje të simuluar tek i dyshuari “Geni”. Meqënëse dyshohet se shtetasi Maringlen Nikaj mund të ketë kryer veprat penale të parashikuara nga nenet 141/a dhe 186 te Kodit Penal, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimet nr.30 dt.21.03.2012 dhe 30/1 dt.05.04.2012 ka vendosur: “Lejimin e përgjimit të bisedimeve telefonike për numrat e telefonit 067… në përdorim të shtetasit Fraglin Fekollari dhe nr. 069… në përdorim të shtetasit Mariglen Nikaj për të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse në këta numra telefoni si edhe përcaktimin në kohë reale të vendndodhjes së telefonuesit” dhe “Zgjatjen e afatit të përgjimit për një periudhe 20 (njëzet)ditore nga dt.06.04.2012 ora 16:00 deri më datën 26.04.2012 ora 16:00, për numrat e telefonit 067… në përdorim të shtetasit Fraglin Fekollari dhe nr. 069… në përdorim të shtetasit Mariglen Nikaj për të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse në këta numra telefoni si edhe përcaktimin në kohë reale të vendndodhjes së telefonuesit”. Janë administruar transkriptet e përgjimeve të numrave telefonike 069… dhe 067…. Nga përgjimi i këtyre numrave telefonike rezultoi se shtetasi Maringlen Nikaj bashkëpunon haptazi me shtetasin e quajtur Qazim Hysko i cili ka përdorur numrin telefonik 069…. Konkretisht në datën 28.03.2012 ora 14:35 numri telefonik 069… që e përdor agjenti i Policisë gjyqësore ka udhëzuar në numrin telefonik 069… në përdorim të Maringlen Nikaj se mbiemri i personit Artur Kola në një nga dokumentet fallco të porositur nga policia, nuk ishte Bala po Kola. Në datën 28.03.2012 ora 14:36 shtetasi Maringlen Nikaj telefonon Qazim Hyskon në numrin telefonik 069… ku i transmeton udhëzimet e agjentit të Policisë gjyqësore për mbiemrin e personit fiktiv nga Bala në Kola. Në këto rrethana rezulton se shtetasi Maringlen Nikaj bashkpunon me shtetasin Qazim Hysko ku ky i fundit ndërmerr aktin e fallsifikimit fizik të dokumentave. Është sekuestruar dokumenti në emër të Artur Kola dhe me akt ekspertimi ka rezultuar i fallsifikuar. Nga raportet e shërbimit për vëzhgim-përgjimin e shtetasve Maringlen Nikaj dhe Qazim Hysko ka rezultuar se këta shtetas janë takuar shpesh me njëri-tjetrin duke shkëmbyer edhe sende me njëri-tjetrin sipas porosive simuluese të kryera nga Policia gjyqësore. Nga raportet e shërbimit të policisë gjyqësore rezulton se shtetasi Maringlen Nikaj të ketë hyrë në lokalin “Bar Kafe” përballë shkollës “Avni Rustemi” Tiranë. Në nenin 202 të K.Pr.Penale përcaktohet se “Kur ka arsye të bazuara për të menduar se dikush fsheh në personin e tij prova materiale të veprës penale ose sende që i përkasin veprës penale gjykata merr vendim për kontrollin personal. Kur këto sende ndodhen në një vend të caktuar, vendoset kontrolli i vendit ose i banesës”. Në mbështetje të dispozitës së mësipërme Gjykata çmon se ka arsye të bazuara për të dyshuar se në lokalin BAR-KAFE me adresë “Rr.Bogdanëve” tek kryqëzimi i shkollës “Avni Rustemi”,godinë 3 katëshe përballë shkollës “Avni Rustemi” në katin e parë, Tiranë mund të ketë prova materiale të vlefshme për zbardhjen e rrethanave të procedimit penal nr.4742 i vitit 2011. Në këto rrethana, kryerja e kontrollit të ambienteve në lokalin BAR-KAFE me adresë “Rr.Bogdaneve” tek kryqëzimi i shkollës “Avni Rustemi”, godinë 3 katëshe përballe shkollës “Avni Rustemi” në katin e parë ka për qëllim gjetjen e të dhënave të vlefshme për hetimin në lidhje me veprat penale për të cilën dyshohet se kanë kryer shtetasit Maringlen Nikaj dhe Qazim Hysko.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com