Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Gjendjes Civile Bledar Doracaj inspektuan zyrat e aplikimit për kartat e identitetit në Njësinë Administrative Nr. 8 e 9 në kryeqytet. Ajo ka apeluar që qytetarët, të cilëve u përfundon afati i vlefshmërisë së kartave të identitetit ID, t’u drejtohen zyrave të aplikimit sa më shpejt për të shmangur radhët e fundvitit.
“Kemi vënë re një ulje të fluksit të aplikimeve për karta të identiteti kohët e fundit, kjo ndoshta edhe për shkak të vendimit për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë, por ne u bëjmë thirrje qytetarëve të vijnë të aplikojnë, të mos e lënë për momentin e fundit, pra në dhjetor, pasi do të ketë një fluks tjetër, i cili ai është i lëshimit të pasaportave biometrike, çka do të vështirësojë në një farë mënyrë edhe pajisjen me karta identiteti.
Sigurisht që pajisja me kartat e reja shërben që edhe qytetarët të marrin shërbime në institucione të tjera publike apo private, si në banka apo për lëvizjet jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë në ato vende ku lëvizet me karta identiteti, kështu që duke qenë se infrastruktura është ngritur në bashkëpunim edhe me njësitë e qeverisjes vendore dhe qytetarët tashmë kanë mundësinë që në mënyrë komode të vijnë e të pajisen me karta, ne u bëjmë thirrje të gjithëve, të mos e lënë për moment të fundit, të vijnë, të aplikojnë dhe të pajisen me kartat e reja të identitetit”, apeloi zv.ministrja e Brendshme.
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3220
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga 1 gushti pasaportat dhe ID-të prodhohen nga shteti! Çmimi nuk ndryshon! 26 korrik afati i fundit i përdorimit të kuponave ‘Aleat’
23 Korrik 2023, 11:14
-
Ikën ‘Aleat’, Qeveria vendos krijimin e kompanisë shtetërore për prodhimin e pasaportave dhe kartave biometrike! I kushton buxhetit 20 mln lekë
14 Shkurt 2023, 16:39
-
Prodhimi i pasaportave e ID i kalon shtetit, ikën ‘ALEAT’! Pritet krijimi i një kompanie shtetërore për prodhimin dokumenteve biometrike
15 Janar 2023, 16:40
-
Arkë me peshk për të bërë një punësim në ministri, Apeli konfirmon dënimin me 1 vit e 3 muaj për ish zv. ministren Rovena Voda
11 Janar 2023, 14:44
-
Një arkë peshk dhe një celular e çuan 10 muaj në burg, Gjykata e Posaçme shuan masën për ish-zëvendës ministren Voda, fiton lirinë
15 Korrik 2022, 13:15
-
Mori ryshfet për punësim në ministri, dënohet me 10 muaj burg Rovena Voda
7 Prill 2022, 16:27
-
Mori ryshfet për punësim në ministri, SPAK kërkon 1 vit e 6muaj burg për ish-zv.ministren e Brendshme, Rovena Voda
2 Mars 2022, 11:07
-
Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme, Rovena Voda kërkon gjykim të shkurtuar nga GJKKO
15 Shkurt 2022, 12:48
-
40 ditë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, Celibashi apel qytetarëve: Kontrolloni vlefshmërinë e dokumentit tuaj të identifikimit
26 Janar 2022, 12:13
-
Mori një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune, SPAK dërgon për gjykim ish-zv.ministren Rovena Voda dhe dy të tjerat
13 Janar 2022, 15:55
-
Shkodranët e fierakët në radhë sfilitëse për t'u pajisur me pasaporta
17 Gusht 2021, 13:12
-
‘Një arkë me peshk, 2 mijë euro dhe një celular për një vend pune në ministrinë e Brendshme', lihet në arrest shtëpie Florida Beu
10 Gusht 2021, 16:35