AFGANISTAN - Presidenti Hamid Karzai iu bëri thirrje talibanëve të luftojnë kundër armiqve të Afganistanit.

Duke folur në një konferencë për gazetarët, presidenti afganistanit iu bëri thirrje militantëve që të “qëndrojnë me” Muhammed Kasimin, një polic kufitar afgan i vrarë në një përleshje në pikën kufitare Durand me ushtarët e Pakistanit në fillim të kësaj jave.

Zyrtarët thanë se forcat qeveritare afgane shkatërruan një postbllok të instaluar kohët e fundit nga Pakistani, në afërsi të vijës kufitare.

Të dyja palët kanë fajësuar njëra-tjetrën për incidentin e ndodhur.

Kabuli ka kërkuar në mënyrë të përsëritur që Islamabadi, të heqë postoblloqet duke thënë se ato ishin në territorin afgan.

Pakistani e sheh pikën kufitare Durand si një kufi ndërkombëtar.

Por, Afganistani ka refuzuar vazhdimisht ta njohë Durandin, pikë kjo e vendosur nga britanikët në vitin 1947.

Shumë zyrtarë afganë thonë se Pakistani ende po ndihmon militantë talebanë, duke i parë si mundësi për të sulmaur rivalët e tij, Indinë dhe Afganistanin.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)