Pas Gjirokastrës dhe Beratit KAS rrëzon PD-LSI edhe për Qarkun Vlorë: Nuk ka pavlefshmëri të zgjedhjeve! Vuloset rezultati i 25 prillit

Pas Gjirokastrës dhe Beratit, KAS ka rrëzuar kërkesat e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për pavlefshëmri dhe përsëritje të zgjedhjeve edhe në Qarkun e Vlorës. 

Kujtojmë se para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark. Me kërkesën e dy anëtarëve do të kërkohet edhe informacioni i kryqëzimit të të dhënave të Pajisjes PEI për këtë qark.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi ditë e djeshme me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. 

Ndërsa paraditen e sotme KAS mori vendimin për praninimin e kërkesës së LSI për rinumërim në Berat të 114 kutive për të cilat ka pasur pretendime. Bëhet fjalë për rinumërim të votave vetëm për subjektet zgjedhore dhe jo ato të kandidatëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:10
KAS rrëzon kërkesën e PD dhe LSI për rivotim në qarkun e Vlorës

Komisioni i Ankimimeve dhe Ankesave ka rrëzuar sot kërkesën e PD dhe LSI për përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Vlorës. Partitë kanë pesë ditë kohë që ta ankimojnë vendimin në Kolegjin Zgjedhor.

Ora 12:49
Shqyrtohet Vlora, debate mes anëtarëve të KAS dhe përfaqësuesit të Partisë Demokratike

1621329847_kas.jpg

Është shoqëruar me debate mbledhja e sotme e Komisionit të Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ. Anëtari i KAS Ilir Rusmali ka debatuar me juristin e PD Marash Logu, për shkak se ky i fundit pretendon se 23 qytetarë vlonjatë mund të kenë votuar për 60 zgjedhës të tjerë.

Debatet:

Rusmali: Ju keni ardhur në këtë institucion për të kërkuar drejtësi. Dhe drejtësia kërkohet duke mbajtur në njërën dorë ligjin dhe në dorën tjetër provat. Pyetjet unë nuk i bëj për karshillëk. Unë i bëj për të kuptuar raportin e provës me ligjin. Është vendimmarrje në një provë si kjo, ne të kuptojmë vlerën provuese të saj. Fjalia “a ekziston mundësia” bën fjalë për një hipotezë. Dhe ne nuk na duhet hipoteza por prova. Dhe unë përpiqem të ndihmoj palën që ngre hipotezën, duke kërkuar të filtrohet prova. Ju kapërceni kufijtë e etikës sepse prova që ju thoni mungon. Hipoteza e ngritur nga zoti Logu nuk formion [provë. Provë formon vetëm fjalia. Por dokumenti duhet ta provojë provën. Zoti Logu nuk e thotë dot sepse dokumenti nuk e ka provën.

Logu: Kjo provë të nderuar, është shumë e qartë. Është e zeza mbi të bardhë. 23 zgjedhës në Qarkun e Vlorës kanë vendosur shenjat e gishtave të tyre për të identifikuar 60 votues. A është kjo të nderuar anëtar të KAS shkelje e ligjit. Ne e dimë që është në kundërshtim me Kodin Zgjedhor, nëse ju e dini ndryshe, na e thoni që tani. Unë nuk mund të dalë sot garant, por ekziston mundësia që këta persona që janë identifikuar për 60 votues, edhe mund të kenë votuar për 60 persona. Kemi të bëjmë me një parregullsi që cenon rëndë procesin zgjedhor.

Braho: Ju jeni të idesë që kjo provë krijon dyshimin e arsyeshëm se 23 persona kanë votuar për 60 perrsona. Dhe nëse kjo analizohet, jemi në kushtet e pavlefshmërisë së zgjehdjeve, këtë pretendoni?

Logu: Po kjo është.

Rusmali: Por nuk provon që këta 23 persona kanë votuar apo jo?

Logu: Por është shkelje e ligjit, vendosja e gishtit disa herë apo jo?

Rusmali: Unë kuptova shumë qartë kontekstin në të cilin ju kërkoni të fusni provën. Unë kam një dilemë për fjalinë tuaj për “ekzistencën e mundësisë”. Prandaj unë e bëj pyetjen, për të kuptuar nëse kjo provohet apo jo.

Logu: Ka 23 qytetarë të Vlorës që kanë pasur në dispozicion 60 karta identiteti në dorë për zgjedhje.

Ora 12:11
PD akuzon: 200 shkelje vetëm me 4 prova, refuzimi i KAS për provat kyçe fsheh vjedhjen e zgjedhjeve

1621505548_Screenshot3.jpg
Marash Logu, jurist i PD në KAS në paraqitjen e kërkesës ka treguar se zgjedhjet në Qarkun e Vlorës duhet të ripërsëriten pasi sipas tij shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Këto të dhëna kanë dalë thotë ai, nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjes PEI.

Sipas Logut, ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili.

"Nga kryqëzimi i të dhënave të pajisjeve të identifikimit elektronik (PEI) për qarkun Vlorë, e cila u mor nga KAS me kërkesë të Partisë Demokratike, rezultoi:

Shenjat e gishtërinjve të 23 personave janë përdorur për identifikimin e 60 zgjedhësve. Kjo do të thotë se ekziston mundësia që 23 persona të kenë votuar 60 herë, ose rreth 3 herë/secili (shih foton 1 dhe 2 më poshtë).

Në foton e parë me nr.rendor 7 rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e dy zgjedhësve në dy qarqe të ndryshme: njëri në bashkinë Vlorë dhe tjetri në bashkinë Ura Vajgurore, Berat.

Në foton e dytë me nr.rendor 19 rezulton se i njëjti person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Konispol, dhe herën tjetër në bashkinë Sarandë. Po në këtë foto me nr.rendor 21, rezulton se e njëjta shenjë gishti është përdorur për identifikimin e 12 zgjedhësve, pra potencialisht i njëjti person ka votuar 12 herë.

Vetëm katër prova që KAS ka qenë i detyruar t’i marrë, me kërkesë të PD-së, faktojnë rreth 200 shkelje flagrante të ligjit. Ndërsa, shërbëtorët e Edi Ramës në KAS kanë refuzuar jo një herë, por 57 herë, të bëjnë transparencë të plotë mbi masakrën zgjedhore të 25 prillit. Këto prova janë dëshmi e pakundërshtueshme se vullneti i 1.78 milionë votuesve u diktua nga krimi dhe paligjshmëria. Megjithatë, ne do ta vazhdojmë betejën. Sepse këtë betejë nuk po e bëjmë as për vete, as për anëtarët e KAS, por për qytetarët shqiptarë, të cilët janë viktimat e vërteta e 25 prillit", ka nënvizuar Logu.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim