Ndahet mandati për 74 vota, rinumërohen 114 kuti në Qarkun Berat! Përfundon numërimi për 46 kuti, LSI rikuperon me 3 vota

KAS ka vendosur praninimin e kërkesës së LSI për rinumërim në Berat të 114 kutive për të cilat ka pasur pretendime.  Bëhet fjalë për rinumërim të votave për subjektet zgjedhore dhe vetëm 2 kuti për kandidatët. KAS ka ngritur 8 grupe numërimi të cilët po vijojnë punën

Ndërkohë që ka përfunduar numërimi 46 kutive të votimit nga 114 që janë në total, dhe nga numërimi ka rezultuar se Lëvizja Socialiste ka rikuperuar me 3 vota dhe Partia Socialiste me 6 vota. Nga numërimi i 46 kutive diferenca me vota mes është 74 vota, të cilat i duhen LSI që të fitojë mandatin. Nesër pritet që të vijojë rinumërimi i kutive të votimit për 68 kuti.

Para vendimit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e kërkuara, por u shpreh i bindur se rezultati nuk ndryshon.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi ditë e djeshme me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie në Berat dhe Gjirokastër. Ndërkohë që janë rrëzuar edhe kërkesat e PD-LSI edhe për ripërsëritje zgjedhjesh në Qarkun Berat. 

Në lidhje me ankimimet për Qarkun Berat administrata e KQZ shqyrtoi materialet zgjedhore për 24 kuti për këtë qark, për të gjetur parregullsi me kërkesë të LSI-së. Nga hetimi i bërë në 24 kutitë e qendrave të votimit nuk ka rezultuar asnjë problematikë serioze që të të sjellë pavlefshmëri të zgjedhjeve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:08
KAS merr vendim: Rinumërim të 114 kutive në Qarkun e Beratit, vetëm për subjektet zgjedhore

1621338133_1621239241kas1.jpg

KAS ka vendosur që të pranojë kërkesën e Lëvizjes Socialiste për Integrim për Qarkun Berat, duke vendosur rinumërimin e 114 kutive, vetëm votat për subjektet zgjedhore.

Ora 10:50
Vetëm 114 kuti apo rinumërim të plotë, qëndrimi i përfaqësuesve të PS, PD e LSI në KAS

1621500675_Kas21770x419.png

Teksa KAS është tërhequr për vendim për rinumërim apo jo në QArkun Berat mbledhja e kaluar u shoqërua me debate. Avokati i LSI Altin Kaziaj tha se numri i votave të LSI në Berat është më i madh se herësi i pestë i PS, dhe rrjedhimisht sipas tij LSI-së i takon një mandat në Berat. Përfaqësuesi i PS Eridian Salianji tha se mazhoranca është dakord që të hapen kutitë që janë kërkuar në ankimim, ndonëse u shpreh i bindur se numri i mandateve nuk do ndryshojë. Salianji theksoi se nuk mund të hapen kutitë për gjithë qarkun, por vetëm ato që janë në kërkesën ankimore.

Altin Kaziaj, LSI

Në përfundim të kësaj këqyrje, ka rezultuar situata që pasqyrohet në tabelën e mëposhtme. Shifër fare qartë që subjektit politik PS ia janë numëruar 233 vota më shumë sec ishte vullneti i zgjedhësve. LSI rezulton të ketë nga 78 deri në 80 vota më pak nga cishte vullneti i zgjedhësve. Numri i votave të LSI është më i madh se herësi i pestë i PS, rrjedhimisht subjekti PS duhet të përfitonte 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI një mandat. Vlerësojmë se me transparencë ky komision duhet të marrë hapa për këqyrjen e të gjithë materialeve dhe numërimin e tyre në seancë publike.

Marash Logu, PD

Kërkojmë dhe ne që të rinumërohen dhe rivlerësohen të gjitha kutitë e qarkut Berat që të dalë vullneti i zgjedhësve. Është diferencë e ngushtë. Janë bërë vlerësime të gabuara tek votat. Edhe PD kërkon të hapen të gjitha kutitë dhe të rinumërohet dhe rivlerësohet çdo votë.

Eridian Salianji, PS

Ne pritëm që për 10 ditë ky subjek të paraqiste provat. Hapja dhe rinumërimi ka qenë betejë e PS. Unë prisja që pala akuzuese të sillte të paktën një procesverbal që do kishte një ankesë nga të paktën një numërues në Berat. Kontestimi vjen pas daljes së rezultatit. Për ne si PS nuk është i rëndësishëm mandati, por procesi. Jemi njohur me tabelat e rezultateve dhe kjo e bën që ky proces i numërimit nuk ka pasur kontestime. Për të hequr cdo dyshim mbi procesin, ne biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore të ankimuesit, pavarësisht se jemi të mendimit që mandati nuk do ndryshojë. Nëse ndryshon rezultati të shikojmë kutitë e tjera. Por nuk mund të kërkojmë të gjithë qarkun, kur vetë kërkesa e ankimuesit është konkrete për qendra të caktuara.

Ora 10:23
Kërkesa e LSI për rinumërim në Berat, PS: Jemi dakord për kutitë e kërkuara, të bindur që mandatin e kemi fituar e rezultati nuk ndryshon

1620985356_SALIANJI1.jpg

Në diskutimin në KAS për çështjen e rinumërimit të Beratit, përfaqësuesi i PS-së në KQZ, Eridian Salianji tha se është dakord që të hapen kutitë e kërkuara por rezultatin nuk ndryshon.

"Për ne në PS, i rëndësishëm është procesi. Biem dakord që të hapen kutitë e kërkuara në kërkesën ankimore, pavarësisht se jemi të bindur se rezultati nuk ndryshon", tha Salianji.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'

VIDEO/ Armando Broja luan 20 minuta, Everton ndal Cityn 1-1 në Manchester! Haaland shpërdoron penalltinë në 'Boxing Day'