KAS rrëzon ankimimin e 'Lëvizjes Bashkë' për t’u regjistruar në zgjedhje! Qori: Do ta çojmë në Kolegj Zgjedhor, vendim i padrejtë

TIRANË- Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar ankimimin e Lëvizjes Bashkë për regjistrimin në zgjedhjet vendore 2023. Vendimi u mor me shumice votash. Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, palët paraqitën argumentet e tyre, por KAS vendosi të rrëzojë ankimimin.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori tha se ky vendim është i padrejtë dhe se do ta çojnë në Kolegjin Zgjedhor. Paralelisht, Qori tha se do të vijojnë me mbledhjen e firmave për t’u regjistruar në këto zgjedhje si kandidat i pavarur.

“Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne”, tha Qori në deklaratën për media.

Sekretari i përgjithshëm i KQZ, tha në mbledhje se kërkesa e Lëvizjes bashkë për t’u regjistruar në zgjedhje u rrëzua për shkak se vendimi i Gjykatës së Tiranës për regjistrimin e saj si subjekt nuk është i formës së prerë dhe nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike.

“KQZ më datë 9 ka marrë në shqyrtim kërkesën për regjistrimin. Në përfundim vendosi mosregjistrim si subjekt zgjedhor. Vendimi i Gjykatës së Tiranës nuk ka marrë formë të prerë dhe nuk është pasqyruar në regjistrin e partive politike. Më ketë arsye KQZ ka vendosu mos regjistrimin si subjekt zgjedhor”, tha ai.

Qori në argumentin e tij tha se Gjykata e Tiranës e ka marrë vendimin për njohjen e Lëvizjes Bashkë në shkelje të ligjit, pasi sipas Qorit e kanë depozituar kërkesën në datë janar dhe vendimi duhej të ishte marrë më 9 shkurt, por gjykata e ka shqyrtuar më 2 mars. Sipas Qorit, vendimi i KQZ po u heq të drejtën të marrin pjesë në zgjedhje për shkak të një faji që nuk është i tyre.

Sa i takon argumentit të KQZ se vendimi për regjistrim nuk është i formës së prerë, Qori thotë se sipas nenit 15 të ligjit të partive politike vendimi i gjykatës për regjistrim ose mosregjistrimin mund të ankimohet në apel brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit. Sipas tij, ty nen tregon se gjykata  e konsideron të regjistruar partinë, deri në bërjen e ankimit dhe në bërjen e një vendimi të ri.

"Partia Lëvizja bashkë ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës më datë 9 janar firmat e mbi 3500 qytetarëve, më 9 shkurt gjykata kishte detyrim që të merrte vendimin për njohjen e Lëvizjes Bashkë. Një vendim të tillë gjykata e ka marrë më 2 mars, duke shkelur afatet e përcaktuara nga ligji i partive. Gjithsesi më 6 mars kemi dorëzuar në KQZ dokumentacionin që sipas interpretimit tonë i përmbush kriteret për ta regjistruar partinë në këto zgjedhje. Pretendimi i KQZ është se vërtetimi që ne kemi marrë nga gjykata nuk është i formës së prerë, ndonëse në asnjë prej neneve të kodit zgjedhor apo të ligjit të partive nuk kërkohet që vendimi të jetë i formës së prerë. Nëse i referohemi nenit 9 të ligjit të partive, thuhet se partia politike njihet si person juridik që nga data kur gjykata ta ketë miratuar dhe regjistruar atë.

Nëse ligjvënësi do i kishte konsideruar dy shkallë të dallueshme miratimin dhe regjistrimin e një partie, atëherë do shprehej se partia do konsiderohej person juridik në datën e dytë të mëvonshme, atë të regjistrimit të saj. Meqë flitet për një datë atëherë miratimi dhe regjistrimi konsiderohen të barasvlershëm dhe në të njëjtën datë, kësisoj partia regjistrohet person juridik dhe regjistruar që nga data e miratimit, 2 mars. Neni 15, thotë vendimi i gjykatës për regjistrim ose mosregjistrimin mund të ankimohet në apel brenda 15 ditëve nga shpallja e vendimit të gjykatës. Ky nen tregon se gjykata e konsideron të regjistruar partinë, ajo mund ta çregjistrojë partinë pas një ankimimi, por deri në bërjen e ankimit dhe në bërjen e një vendimi të ri partia konsiderohet i regjistruar. Interpretimi që KQZ i bën 64 pika 2 është i padrejtë. Duhej të ishte regjistruar nga Gjykata e Tiranës që në datën 9 shkurt. Vendimi i KQZ na heq të drejtën kushtetuese për të marrë pjesë në zgjedhje dhe na ndëshkon për një faj që se kemi bërë ne", tha Arlind Qori.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Administrativ brenda 5 (pesë) ditëve nga shpallja e tij.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:09
KAS nuk i regjistroi në zgjedhje, Arlind Qori: Do ta çojmë në Kolegj, paralelisht vijojmë me mbledhjen e firmave

Drejtuesi i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori, e ka quajtur politik vendimin e KAS për të mos e regjistruar në zgjedhje. Ai tha se vendimin do ta çojnë në Kolegj Zgjedhor.

“Pse nuk duan t’ia dinë për argumentet, për ligjin, për Kodin Zgjedhor. Çfarë e shqetëson Ramën dhe Veliajn? Ata kanë frikë nga një lëvizje politike e vërtetë, nga njerëz të organizuar dhe me idealet. Ata e dinë se sa shumë na presin qytetarët. Ne do ta ankimojmë këtë vendim në Kolegjin Zgjedhor dhe paralelisht do të vijojmë me mbledhjen e firmave. Sot në këtë ditë festë do të thyejmë rekordin e firmave të mbledhura për Lëvizjen Bashkë dhe për mua si kandidat i pavarur. Asnjë i korruptuar nuk na pengon ne. Ata që na pengojnë ne nuk kanë as minimumin e argumenteve ligjore. Ne kemi institucionet e korruptuara kundër por kemi pro ligjin dhe popullin e Shqipërisë”, tha Qorri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • iliri: 14/03/2023 19:28

    PARTINE E ARLINDIT DUHET TA RREGISTRONIT,,,ARLONDI ESHTE NJERI I MIRE,,,,KA ZEMER....//////

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë