Nga të dhënat që ka arritur të mbledhë “Shqiptarja.com” besohet se përplasja fizike ështëbërë pak kohë më parë,ku djemtë e fisit Çapja kanë rrahur disa persona në Elbasan, të cilët konsiderohen nga policia lokale si kontigjent në tregtinë e drogës.Konflikti është mbyllur aty për aty, duke mos u njekur rruga ligjore.Por duket se të dëmtuarit në këtë përplasje fizike dyshohen të jenë hakmarrë ndaj djemve të fisit Çapja, duke qëlluar në mbrëmjen e 3 shkurtit 2016, plot 65 gëzhoja automatiku drejt 11 personave që ndodheshin në ambjentet e një lokali në pronësi të Agron Çapjes.Tashmë protagonistët e këtij sherri,të cilët rezultojnë të jenë me precedent penalë janë shoqëruar në polici,ndërkohë që janë marrëdhe në pyetje si dhe i janë nënshtruar ekspertizave hetimore.
Dy pistat e tjera
Dy pistat e tjera ku janë fokusuar për momentin policia dhe prokuroria lidhen me hakmarrjen nga anëtarët e fisit Mema dhe pazaret e prishura në tregtinë e drogës. Për të dyja këto pista, prokuroria ka lëshuar urdhër-shoqërimi dhe ka vënë një sërë numrash në përgjim me qëllim, identifikimin e autorëve të këtij krimi. Vetë familja Mema, në një deklaratë për mediat ka deklaruar se ajo nuk ka lidhje në këtë krim, por pavarësisht kësaj ata nuk përjashtohen nga policia e prokuroria për tu verifikuar me imtësi. Nga ana tjetër prokurorët thonë se sulmi ka qënë një “shfryrje dufi” duke qëlluar pa mëshirë.Ndërkohë një tjetër pistë ku po kryen shumë verifikime është ajo e pazareve të prishura për tregtinë e drogës, pasi nga agjentët policorë të terrenit ka të dhëna se shkak i vrasjes mund të jetë kryer për këtë motiv.
Pyetja e të mbijetuarve
Disa nga personat e plagopsur që u është përmirësuar shëndeti, janë marë në pyetje në ambjentet e spitalit Ushtarak në Tiranë. Ata kanë pohuar se nuk kanë arritur të shohin asnjë gjë pasi janë sulmuar befasisht.“Nuk kemi parë asgjë, pasi u shtrimë në tokë për tu mbrojtur”, mësohet të jetë shprehur njëri nga anëtarët e fisit Çapja. Të pyetur nga policia në lidhje me sulmin, ata nuk kanë pranuar të japin përgjigje të tjera, duke treguar se nuk dinin asnjë emër pasi s’kishin parë gjë.
Tek Agron Çapja
Viktimat dhe të plagosurit ishin mbledhur në lokalin e Agron Çapjas, ku po prisnin të shikonin ndeshjet e futbollit të kampionatit Italian. Të gjithë personat që kanë qenë në lokal kanë mbetur të dëmtuar, duke marrë plagë të rënda në trup. Pamjet filmike, nuk Identifikojnë autorët janë në errësirë
Automjeti nga qëlluan vrasësit ka qenë me drita të fikura, nuk u pikas nga të dëmtuarit Provat mbi të cilat po punon më tepër grupi i hetimit janë pamjet filmike. Prokurorët kanë sekuestruar tre pamjet filmike të tre kamerave që ishin instaluar në ambjentet e lokalit, që ndodhet i ndërtuar buzë unazës së jashme të Elbasanit.Asnjë nga këto kamera nuk ka rregjistruar filmime cilësore kjo për shkak të errësirës së madhe dhe këndit të drejtimit të tyre.Pamjet filmike i janë nënshtruar ekspertizës nga ku është dalluar se atentatoret janë afruar pranë lokalit me drita të fikura në makinë. Kjo për të mos rënë në sy tek personat që ndodheshin në lokal.
Sipas hetuesve, kamerat e sigurisë për mungesë të ndriçimit nuk kanë arritur të filmojnë personat që kanë zbritur nga makina por vetëm zjarrin e dy armëve të shkrepur në drejtim të lokalit ku ndodheshin viktimat dhe të plagosurit e këtij atentati.Burimet nga policia, dyshojnë se autorët kanë qenë njohës të mirë të zonës ose janë ndihmuar nga ndonjë vendas për lëvizjet si para ashtu edhe pas atentatit.Ndërkohë laboratori i policisë shkencore ende nuk ka përfunduar ekzaminimet daktiloskopike të gjurmëve të gishtave në armët e gjetur në vendin e ngjarjes, krahasimin balistik të gëzhojave me predhat e qitura dhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë.
Pavarësisht mungesës së provave shkencore, mësohet se policia kavazhduar edhe gjatë natës të së enjtes dhe mëngjesin e së premtes me kontrolle në zonën e Elbasanit.Sipas policisë, janë ushtruar kontrolle në 16 banesa duke i shoqëruar 19 persona, të cilët janë marrë në pyetje dhe më pas janë lënë të lirë.Si dhe janë kontrolluar 13 mjete që korespopndojnë me makinën që atentatorët kanë përdorur natën e krimit në Elbasan.Si pasojë e sulmit me armë në lokalin e familjes Çapja kanë mbetur të vrarë 3 persona dhe 8 të tjerë janë plagosur. Tre nga të plagosurit vijojnë të jenë në gjëndje të rëndë, dhe mbahen në reanimacionin e spitalit Ushtarak. Për transportimin e tyre nga Elbasani në Tiranë ministria e Mbrojtjes ka ngritur njëhelikopter kogar, i cili ka marrë të plagosurit në Elbasan.
Organizimi, tre autorët të veshur me uniforma ushtarake
Tre mendohet të kenë qenë autorët e atentatit të cilët dyshohet se ishin të kamofluar me rroba ushtarake apo uniforma policie. Sipas burimeve të policisë autorët i kishin ndjekur prej dy ditësh viktimat e tyre, ndërsa para se të qëllonin me armë sipas dëshmitarëve, ata thirrën: Policia! Pasi kanë lëshuar breshërinë e plumbave drejt lokalit, autorët janë larguar menjëherë me një makinë gri, ndërsa policia ka ngritur postblloqe në rrugët hyrëse dhe dalëse të qytetit për të mundësuar kapjen e tyre. Agron Çapja, nipi i tij Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli mbetën viktima të breshërive të armëve automatike u lëshuan drejt derës kryesore të lokalit dhe dritareve, nga autorë ende të paidentifikuar. Të plagosurit, disa prej të cilëve kanë lidhje fisnore mes tyre, janë Ardian Zharri, Fejzulla Çapja, Ferit Muça, Luan Muça, Bujar Reshka, Florenc Çapja, Arnold Çapja dhe Erdis Sulku.
Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)