TIRANE - Pesë shtëpi janë shembur pranë magazinës së ujit Lajthiza, në komunën Kashar. Shembja e shtëpive dhe një lokali kanë ndodhur nga ndërtimet për shtesë në magazinën e ujit. 

Pronari i magazinëssë ujit "Lajthiza", Hajri Elezi, nuk ka lejuar grupin e xhirimit të tv A1 REPORT të filmojnë sot në mesditë. Grupi i xhirimit ishte në vendngjarje pas denoncimit të banorëve të prekur.

Mbrëmë u shembën 2 banesa dhe banorët e shtëpive të shembura të cilët kishin mbetur jashtë mbrëmë bënë apel për ndihmë në TV A1 Report.

Sipas dëshmive të banorëve firma e ndërtimit ka dëmtuar themelet e shtëpive të tyre gjatë punimeve për të zgjeruar ambientet e kompanisë “Lajthiza”.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)