Kaso si Bylykbashi: Numri i votave u manipulua, komisionerët e PS mbushën kutitë

Partia Demokratike edhe pse nuk morën pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit vijon të ngre pretendime për sa i përket këtij procesi. Me anë të Sekretarit për Çështjet Zgjedhore në PD, Ivi Kaso, sipas pretendimeve të PD ka nxjerrë shifrat konkrete se si u manipuluan të dhënat e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

Kaso deklaroi sipas tij se për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85% të popullsisë, Ramës i duhet të ruante në letra rezultatin e 2017. Më pas Kaso ka shtuar se kryeministri Rama për të arritur  këtë përdori komisionerët për të mbushur kutitë dhe për të rritur numrin e pjesëmarrësve.

Pak më parë edhe ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi hodhi akuza ndaj komisionerëve duke thënë se ata mbushën kutitë e votimit me vota të rreme.

Deklarata e plotë:

Gjatë këtyre ditëve, Partia Demokratike ka njohur opinionin publik me operacionin kriminal të Edi Ramës për të manipuluar pjesëmarrjen e votuesve në farsën e paligjshme të 30 Qershorit.  Për të mbuluar dështimin, braktisjen, refuzimin e 85 përqind të shqiptarëve, Edi Ramës i duhej të ruante me letra rezultatin e 2017-ës. 
 
Për këtë, ai përdori Denar Bibën, 3 persona të tjerë të Komisionit Qendror të Vjedhjeve dhe qindra komisionerë për të mbushur kutitë, duke rritur artificalisht numrin e pjesëmarrësve. Ai mbushi kutitë me plot 280 mijë vota, duke u rikonfirmuar si Babloku i madh i skemës së vjedhjes së votave dhe një person që përsërit krimin elektoral sa herë ka votime. Por operacioni kriminal i manipulimit të numrit të votuesve të 30 Qershorit megjithëse ka qenë i planifikuar, ka lënë gjurmë. 
 
 Për të justifikuar ndryshimin me plot 66 mijë vota të shtuara brenda 24 orësh vetëm sipas shifrave të KQZ, njëri nga anëtarët e bandës në KQZ, Bledar Skënderaj, deklaroi publikisht se gabimi mes rezultatit të parë dhe atij final ishte vetëm 1.3 përqind.  Në të vërtetë, kjo është një deklaratë e rreme, njësoj si shifrat e Edi Ramës për pjesëmarrjen e shqiptarëve në votime. 
 
Gjithmonë, duke marrë në konsideratë të dhënat e fallsifikuara të vetë KQZ-së, ndryshimi i pjesëmarrjes nga deklarimet e mbrëmjes së 30 Qershorit tek finalja, është i drastik për 1/3 e bashkive të vendit. Fallsfkimi nuk lëviz me 1 përqind, por me 5, 10, 20, 30 dhe 40 përqind. 
 
·      Bashkia Finiq ka një rritje të numrit të votave krahasuar me numrin e votuesve me 41%
·      Ura Vajgurore me 35 %
·      Berati me 27 %
·      Vau i Dejës dhe Maliqi me 21 %
·      Durrësi me 18 %
·      Bulqiza me 17 %
·      Dropulli me 13 %
·      Malësia e Madhe, Korça dhe Kruja me rreth 12 %
·      Bashkia e Kukësit dhe Gramshit me 10 %
·      Divjaka e ka manipulimin mbi manipulimin gati 9 %
·      Bashkia Lushnje me 8.5 %
·      Bashkia Shkodër me gati 7 %, ndërsa bashkitë Sarandë, Rrogozhinë, Vlorë, Fier dhe Belsh me nga 6 dhe 5 përqind. 
 
Pra janë mbi 20 bashki, me mbi 5 përqind të fallsfifikimit mbi manipulimin e së dielës nga Komisioni Qendror i Vjedhjeve. 
 
Është 1 e treta e bashkive ku janë shtuar më shumë se gjysma e votave, për arsyen e vetme që Kryeministri në minorancë, Edi Rama, të mbulojë dështimin, refuzimin, braktisjen e madhe të 30 Qershorit. 
 
Në fakt operacioni kriminal ka qënë shumë më i rëndë. Vetëm në Tiranë manipuloi dhe shtoi rreth 60 mijë votues.
 
Kjo është arsyeja pse Komisioni Qendror i Vjedhjeve nuk ka hedhur në sistemin online të dhënat e operatorëve për pjesëmarrjen dhe, akoma, 5 ditë pas  30 Qershorit nuk ka publikuar rezultatet qendër per qendër. 
 
Ky është një krim masiv elektoral dhe shpërdorim detyre i kryer nga Denar Biba dhe shumë kriminelë të tjerë pjesë e administratës së Komisionit, që kanë guxuar me lehtësi dhunimin e rëndë të ligjit, Kushtetutës dhe demokracisë.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?