KQZ certifikon rezultatin e 30 qershorit në Durrës, Fier e Lezhë/ Skënderi-Bylykbashit: Do ngre padi për shpifje e mashtrim

KQZ certifikon rezultatin e 30 qershorit në Durrës, Fier e Lezhë/ Skënderi-Bylykbashit: Do ngre padi për shpifje e mashtrim

Gjatë mbledhjes së ditës së sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i këtij Institucioni, Bledar Skënderi, para se të niste me rendin e ditës, ka komentuar një video të shpërndarë nga ish-deputeti  i PD, Oerd Bylykbashi duke thënë edhe se do ta padiste këtë të fundit.

Në videon e shpërndarë nga Bylykbashi pretendohej se një komisioner kryente 'krim zgjedhor' pasi votonte. Bylykbashi ngre pretendimet se kutitë e zgjedhjeve të 30 qershorit janë mbushur pikërisht nga komisionerët.

Nga ana tjetër anëtari i KQZ, Skënderi ka thënë se do të padisë Bylykbashin për shpifje dhe mashtrim në lidhje me ato që ka deklaruar dhe videon e publikuar. Sipas Skënderit në video komisioneri voton vetëm një herë dhe kjo është një e drejtë legjitime që i jepet sipas ligjit në Kodin Zgjedhor.

"Përpara se të nisim dua të komentoj një video të shpërndarë nga Oerd Bylykbashi...për komisionerët. Ligji parashikon, në nenin 106 pika 4 thuhet: ' Anëtarët dhe sekretari i KQV-së votojnë pasi kanë votuar të gjithë zgjedhësit e pranishëm në qendrën e votimit brenda orarit të mbylljes së votimit. Rregullat e përcaktuara në këtë nen zbatohen edhe për votimin e anëtarëve dhe sekretarit të KQV-së.' Andaj nëse nuk ka një provë tjetër që ky komisioner voton dy ose disa herë, do të padis Bylykbashin për shpifje dhe mashtrim", ka thënë ndër të tjera, Bledar Skënderi.

Më pas në rendin e ditës, KQZ ka miratuar rezultatet e zgjedhjeve për tre bashki të vendit. Konkretisht për Durrësin, Fierin dhe Lezhën. Miratimi erdhi me katër vota vota "pro" dhe vetëm 1 "kundër", atë të kryetarit Klement Zguri. Në rendin e ditës ishte edhe certifikimi për qytetin e Kamzës dhe të Korçës, por më pas seanca u shty për një herë të dytë. 

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës