Kaso: Zyrtarisht Partia Demokratike do të drejtohet nga Grupi i Rithemelimit! S'ka asnjë kërkesë në Gjykatë për regjistrimin e statutit të ndryshuar nga Basha në 18 dhjetor

Juristi i komisioni të Rithemelimit, Ivi Kaso tha gjykata vendosi që tu ktheje demokratëve selinë dhe siglën. Kaso deklaroi se ankimi i paraqitur nga ish-drejtues të PD-së është paraqitur para afatit, pasi nuk kishte një vendim të gjykatës të zbardhur, dhe është i pavlefshëm. Ky vendim mund të ankimohej vetëm nga pala jonë, shtoi Kaso. 

'Gjykata sot mori vendimin e paralajmëruar dhe vendosi që t’u kthente demokratëve partinë e tyre, selinë, siglën dhe simbolet e marra peng. Sot Partia Demokratike zyrtarisht u kthehet demokratëve që nëpërmet delegatëve të tyre që u mblodhën në Kuvendin e 11 dhjetorit shprehën vullnetin e tyre për të miratuar statutin e ri, logon dhe simbolet e reja dhe për të marrë vendimmarrje të rëndësishme siç ishte ajo e shkarkimit të ish kryetarit të PD Lulzim Basha, mosnjohjen e konstitutimit të kryesisë dhe sekretariatit të PD dhe njohjen komisionit të Rithemelimit si i vetmi organ zyrtar i PD që e përfaqëson atë deri në kuvendin e ardhshëm të 30 prillit. Është një ditë e madhe për PD. Është zyrtarizuar ajo që ne kemi thënë, që firmat ishin aty dhe cdo dokumentacion. Është një vendimmarrje e vonuar, përsa i përket afateve procedurale se duhej të ishte marrë para një muaji, por më mirë vonë se kurrë. 

Që nga data 11 dhjetor ka vetëm një PD dhe është PD që përfaqësohet nga Komisioni i Rithemelimit, dhe kjo është e certifikuar me vendim gjykate, u pëlqen apo nuk u pëlqen atyre që kanë hedhur një tymnajë këto 2 ditë që përpiqen të ngatërrojnë opinionin publik.  

Nuk ka asnjë kërkesë nga ish-përfaqësues të PD-së për bashkimin e çështjes së regjistrimit të kuvendit të korrikut 2021 me regjistrimin e kuvendit të 11 dhjetorit, janë 2 çështje të ndara me numra të ndryshme që gjykohen nga gjyqtarë të ndryshëm. Nuk ka akoma një kërkesë për regjistrimin e kuvendit të 18 dhjetorit.

Ankimi i paraqitur dje nga ish-përfaqësues të PD-së tashmë pa tagër lidhur me vendimarrjen për Kuvendin e  17 korrikut 2021, nuk ndikon me shqyrtimin e cështjes së kuvendit të 11 dhjetorit. 

Është një ankim që është paraqitur para se palës t’i fillonte afati ankimor. Ankimi fillon në momentin që gjykata i komunikon palës vendimin e arsyetuar, nuk e di nëse do e marrë në shqyrtim gjyqtarja Blerina Muça këtë ankim. Është një ankim që nuk ka të bëjë me çështjen e zotit Zhukri, nuk ka patur ndonjë kërkesë për bashkim të cështjeve. Çështja e sotme nuk pengohej nga shqyrtimi i asnjë cështje tjetër. 

Vendimi është dhënë sot, besoj se në momentin që do hidhet në sistem, do të marrim nga sekrertaria një kopje të vendimit. Në momentin që shpallet vendimi ka hyrë në fuqi. Edhe juridikisht selia e PD-së do të drejtohet nga Komisioni i Rithemelimit.

Që nga data 11 dhjetor, por zyrtarisht që nga sot, ka vetëm një organ drejtues zyrtar të PD, që sot e thotë edhe gjykata. Nuk e di kush mundet të mos zbatojë këtë vendim të gjykatë.  Çdo organ zyrtar i Republikës së Shqipërisë njihet me faktin se kush është organi drejtues i Partisë Demokratike, një simbol, një flamur dhe një vulë dhe Komiisonin e Rithemelimit

Për aventura dhe çmendurira jashtë ligjit që mund të ndodhi, nuk mund t’ju përgjigjem. Ç’është kjo histori që bëhen gjyqe pa dosje. Gjykata kishte 2 dosje, 6 volume të dosjeve shoqëruese të kërkesës sonë, kishte dhe dosje të regjistrit historik të PD, që fillon që me urdhrin e ministrit të drejtësisë në vitin ’90 për regjistrimin e PD, dhe të gjitha regjistrimet e mëvonshme.  Marrëzitë për gjykime pa dosje, kush i thotë le t’i mbajë.

Ky vendim mund të ankimohet vetëm nga pala jonë, ligji e parashikon ankimimin vetëm për palën që investon gjykatën. Kërkesa jonë u pranua plotësisht, nuk kemi përse ta ankimojmë. Vendimi është menjëherë i ekzekutueshëm.'- tha Kaso.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Gjykata regjistron ndryshimet e 'Foltores' në Statut! Berisha shkon në selinë blu me Komisionin e Rithemelimit, bisedime me Alibeajn e Bardhin! PD padi e ankesë për gjyqtarin Zhukri


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja