Kastelorizo , ishulli grek me imunitet ndaj COVID-19, të gjithë banorët të vaksinuar 

Kastelorizo , ishulli grek me imunitet ndaj COVID-19, të gjithë banorët të vaksinuar 

Kastelorizo, ishulli i famshëm grek i njohur deri tani për pamjet e mrekullueshme që ofron është bërë vendi i parë në Evropë ku të gjithë banorët janë vaksinuar.

Një javë më parë rreth 500 banorët që jetojnë në ishullin e vendosur në skajin lindor të vendit, disa kilometra larg bregut turk, morën dozën e dytë të vaksinës Pfizer, duke siguruar kështu imunitetin e të gjithë popullsisë së ishullit të vogël.  Kjo është një strategji specifike e qeverisë së Athinës e cila ka zgjedhur të imunizojë fillimisht vendet turistike.

Për më tepër, në këtë mënyrë, duke imunizuar fillimisht ishujt e saj të largët, Greqia synon të shmangë kolapsin e qendrave më të vogla mjekësore, të cilat janë më të rrezikuara prej vështirësive të lidhjes me pjesën tjetër të shtetit helen.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij

Fotoja e Google Maps zbulon vrasësin që ngarkon trupin në makinën e tij