/ATSH/.- Në ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), filloi sot puna për zhvillimin dhe shkrimin e doktrinave, të cilat janë bazament për kalimin e FSK-së në Forca të Armatosura. Takimi i dytë për doktrinat do të zhvillojë punimet për katër ditë, ku pritet që të hartohen doktrinat për fusha të caktuara.
Sipas një njoftimi nga FSK, shkrimi i doktrinave po bëhet me përkrahjen edhe të ekspertëve të specializuar nga Qendra e armëve të kombinuara të Ushtrisë amerikane nga Fort Leavenworth, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), James. F. Benn, zëvendës drejtor i drejtorisë për doktrinën e armëve të kombinuaradhe Michael Scully, oficer në të njëjtën drejtori.
Me këtë rast komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati i përshëndeti të gjithë të pranishmit, e në veçanti ekspertët amerikanë të doktrinës, të cilët i përgëzoi për gatishmërinë që bashkërisht me oficerët e ministrisë dhe të FSK-së, kanë përgjegjësinë për të punuar në doktrinat për forcën e ardhshme.
Gjithashtu, gjeneral Kastrati theksoi rëndësinë e draftimit të doktrinës së përgjithshme dhe atyre të fushave të caktuara duke shtuar se doktrinat janë bazament për kalimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe ministrisë për FSK në ministri të Mbrojtjes.
Në fund komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Kadri Kastrati duke iu drejtuar të gjithë anëtarëve të grupit të punës për doktrinat u shpreh se pret një angazhim dhe rezultate të shkëlqyera nga kjo punë e përbashkët e oficerëve tanë dhe ekspertëve amerikanë.
Takimi i dytë për doktrinat do të zhvillojë punimet për katër ditë, nga sot deri më 16 janar 2014. Në këtë cikël pritet që të hartohen doktrinat për fusha të caktuara./KosovaPress/
/Shqiptarja.com