Kastrati Group në mbështetje të grupeve në nevojë

Kastrati Group në mbështetje të grupeve në nevojë

Dhurimi është një akt që lumturon më shumë atë që dhuron. Me këtë ndjesi, mbrëmjen e djeshme, Kastarti Group ofroi mbështetje përmes organizatave shqiptare, me qëllim që të përmirësojë jetët e atyre grupeve që duan vetëm pak ndihmë, për të patur një jetë dinjitoze.

Përmes organizimit të përvitshëm ‘Rrathë Dhurues’, nga Partners Albania, Kastrati Group ofroi mbështetje financiare për të ndërtuar një klasë burimore për zhvillimin e nxënësve me nevoja të veçanta, në shkollën e mesme ‘Rifat Manjani’, në Shtupezë të Bulqizës.

Nëpërmjet kësaj nisme komunitare synohet krijimi i një mjedisi të përshtatshëm zhvillues në mjediset e shkollës, me materiale të përshtatshme didaktike, si edhe aktivitete të personalizuara për të zhvilluar jo vetëm inteligjencën, por edhe aftësitë sociale dhe emocionale të nxënësve, me qëllim integrimin e tyre në shoqëri. Kastrati Group do të sigurohet që kjo klasë të ketë gjithçka që nevojitet për të ofruar një përkujdesje model për këta fëmijë me nevoja ndryshe dhe do të asistojë në implementimin e projektit, përmes Partners Albania, që është një prej fondacioneve më të besushme në vend, me impakt në shumë grupe komunitare.

Problemet sociale në shoqëri janë të shumta dhe organizatat përpiqen vazhdimisht të ndërgjegjësojnë apo të bëjnë bashkë aktorë të ndryshëm, për të kontribuar në përmirësimin e jetës së disa prej grupeve të disavantazhuara. Qendra Europiane është një prej tyre, e cila në kuadër të ndëgjegjësimit kundër dhunës ndaj grave, organizoi një mbrëmje Gala, për të theksuar rëndësinë e parandalimit të dhunës dhe për të trajtuar viktimat e saj. Gjatë këtij eventi Kastrati Group ofroi mundësinë e disa kontratave për punësim, për gratë dhe vajzat që ndodhen në strehëzat e rehabilitimit dhe janë gati të ri-integrohen në shoqëri. Fuqizimi i grave është një prej mjeteve më të qendrueshme për të garantuar që gratë të kenë pavarësinë dhe zërin e tyre, për të mbrojtur veten.

Duke njohur fuqinë që ka puna dhe pavarësia që ajo sjell, Kastrati Group zgjodhi që të ofrojë pikërisht këtë mjet që të disa prej tyre të kenë njl ndryshim pozitiv në jetë. Ditët mes 25 nëntorit dhe 10 dhjetorit janë të dedikuara botërisht për rritjen e ndërgjegjësimit kundër dhunës me bazë gjinore, një shpallje kjo nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Gratë (UN Women). Në këtë kuadër, edhe Kastrati Group është angazhuar për t’iu bashkuar nismave që nxisin gjithëpërfshirje dhe një shoqëri të shëndetshme.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)