Kastriot Çaushi për Teatrin Kombëtar: Është amortizuar, duhet një ndërtesë e re

Kastriot Çaushi për Teatrin Kombëtar: Është amortizuar, duhet një ndërtesë e re

TIRANË- Aktori i mirënjohur Kastriot Çaushi, njëherazi pedagog dhe rektor në Universitetin e Arteve ka komentuar çështjen e Teatrin Kombëtar. Çaushi thotë se ndërsa e vjetër është amortizuar dhe se duhet patjetër një ndërtesë e re.

Kryeministri Edi Rama citon deklaratën e tij për teatrin teksa e konsideron një emër që nuk ka nevojë për prezantim.

"Aktori i mirënjohur, pedagogu dhe rektori i Universitetit të Arteve, Kastriot Çaushi, kontributi i të cilit për skenën shqiptare s’ka nevojë për prezantim, njësoj si shumica dërrmuese e aktorëve të skenës, mbështet shembjen e karakatinës ekzistuese dhe ndërtimin e Teatrit të Ri Kombëtar

KASTRIOT ÇAUSHI:

Duhet të kesh kujdes kur kalon nga një anë e skenës në tjetrën se mos i bie murit me kokë. Teatri aktual është i amortizuar, ku spektatori i rregullt ka ftohtë në dimër, vapë në verë, ndaj dua patjetër një ndërtesë të re për qytetin tim, për vendin tim. Në qoftë se ky financim e bën një teatër të ri modern, le të bëhet", shkruhet në deklaratën e Çaushit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës