Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Mihal Prifti, njoftonte gjithë ministritë, Prokurorinë e Përgjithshme, Komisionin e Planit, Komisionin e Kontrollit të shtetit, Drejtorinë e Radio Tiranës, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Qendrën e Kryqit të Kuq, sekretariatin e Frontit Demokratik, sekretariatin e Rinisë Popullore Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të Grave Antifashiste Shqiptare, sekretariatin e Bashkimit të përgjithshëm Sindikal Shqiptar në lidhje me mosmarrjen në shërbim të “elementëve që do të qiten jashtë Tiranës” shkruan ai.
Në letrën e datës 7.11.1946, thuhej:
“Duke patur si shkak se shumë persona që janë caktuar për të dalë jashtë Tirane kërkojnë punë, me qëllim që të mbeten, bashkëlidhur po jua dërgojmë listën e familjeve të Komisioni i Rregullimit të Urbanizimit pranë Komitetit Ekzekutiv të Prefekturës së Tiranës, me vendimin nr.2, datë 21.10.1946, ka vendosur qitjen jashtë Tirane për në vendet e tyre, me porosi që të kihet kujdes që të mos merret në shërbim prej jush asnjë anëtar i familjeve të përmendura në listë. Për këtë gjë për çdo element që do ju drejtohet për punë, më parë duhet të mos figurojë emri i tij ose i familjes në listën e përmendur. Shtojmë se mbi sa më sipër, të lajmëroni edhe gjithë entet e varura prej jush. Në rast të kundër ju bien përgjegjësi”.
Lista e vendimit nr.2, datë 21.10.1946
1-Dhimitër Kacimbra, 2 persona
2-Qirjako Dilo, 6
3-Familja Ndue Pali, 7
4-Muhamet Karagjozi, 5
5-Familja e Jonuz Shijakut, 9
6-Qani Sevrani, 3
7-Spiro Koço, 3
8-Familja Munir Halimi, 4
9-Familja Fuat Halimi, 4
10-Hajdar Starova, 7
11-Menduh Vrioni, 7
12-Familja Muntaz Vrioni, 4
13-Qemal Karagjozi, 5
14-Nurxhet Karagjozi, 5
15- Sami Karagjozi, 3
16-Pertef Karagjozi, 4
17-Urani Koxhomani, 3
18-Familja e Bilal Nivicës, 3
19-Hasan Alizoti, 5
20-Familja Xhafer Shkëmbi, 5
21-Vasil Avrami, 5
22-Safet Libohova, 8
23-Ifet Vila, 1
24-Hysni Peja, 4
25-Tushe Maloku, 2
26-Niazi Çaço, 3
27-Sadet Rusi, 4
28-Koço Zako, 5
29-Jovan Dimitresku, 6
30-Fehim Leskoviku, 3
31-Qamile Hajro, 1
32-Sajde Shehu, 3
33-Familja Bashkim Coberi, 5
34-Rabije Koculi, 1
35-Myrvete Koprencka, 2
36-Zef Shoshi, 2
37-Marije Rrok Kolaj, 3
38-Ikbale Zenel Prodani, 7
39-Abdurrahman Selfo, 6
40-Nurije Cani, 1
41-Meleqe Irfan Ohri, 4
42-Loni Gjika, 3
43-Aleme Shtino, (?)
44-Llazar Kume, 7
45-Muhamet Qibini, 1
46-Kristika Duka, 4
47-Fehim Glina, 2
48-Mediha Poda, 4
49-Mihane Çarçani, 7
50-Shahin Poda, 4
51-Shano Ziso, 5
52-Muke Vërtiniku, 3
53-Mark Shani, 1
54-Hysen Jaupi, 1
55-Kol Naraçi, 2
56-Afërdita Sokrat Dodbiba, 1
57-Drita Xhilaga, 3
58-Hedije Q.Prodani, 3
59-Bahri Skënderi, 3
60-Hilmije Biçaku, 5
61-Ferit Përmetit, 2
62-Firdes Mehmet Hurshiti, 8
63-Ikbal Javer Hurshiti, 3
64-Familja e Cole Toles, 4
65-Familja Nikolla Mole, 3,
66-Qazim Kripa, 9
67-Abaz Deliallisi, 10
68-Bajram Beja, 7
69-Merzije Peshkëpia, 6
70-Ramiz Kaça, 4
71-Rasim Sokoli, 6
72-Aziz Vrioni, 4
73-Qazim Plasa, 4
Dokumenti
dy.b/shqiptarja.com










