TIRANE- Ndërsa deputetet e Partisë Demokratike të cilat tentuan të fusnin qese me miell në seancën e sotme të Kuvendit, por u ndaluan nga punonjëset e Gardës, duket se një gjë e tillë ka ndodhur. Deputeti Kastriot Islami me sa duket ia ka dalë të “çajë” rrethimin e Gardës dhe të fusë në Parlament qeset me miell. Para ndenjëses së tij në sallën e Kuvendit, duken dy qese me miell, të cilat kanë arritur t’i shpëtojnë kontrollit të Gardës.
Deputet e Partisë Demokratike kishin fshehur sot qese me miell në pjesë të ndryshme të trupit, me qëllim që t’i hidhnin ato në sallë për të simbolizuar drogën.
Me sa duket, atë që nuk arritën të bënin gratë e PD, e bëri deputeti Kastriot Islami.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gardës, fut në Kuvend qese me miell">