Kastriot Islami në ‘5 pyetje’: Si e mori pushtetin Edi Rama, hoqi nga rruga 2 pengesa, Metën dhe Nanon

TIRANË- Ish-deputeti i Parlamentit shqiptar Kastriot Islami, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo”, ka folur për ardhjen në pushtet të kryeministrit Edi Rama. Si një nga figurat më të vjetra në Partinë Socialiste të dikurshme, Islami ka thënë se Rama u bë kryeministër megjithëse kjo gjë nuk ishte e parashikueshme nga askush. Islami ka thënë se Rama është mbështetur nga filantropi Xhorxh Soros, si dhe ka hequr nga rruga e tij, ish-kryeministrin Fatos Nano dhe presidentin e sotëm, Ilir Meta, asokohe një njeri me ndikim në PS.

Intervista e plotë

Ju e keni akuzuar për lidhje me krimin?

Ai është nën presion, i ka afruar ai këto njerëz. Mund të pranonte atë që ka bërë, nëse do ishte i vërtetë. Rama ka dashur të hynte në PD, më pas ka mbajtur një qendrim të ftohtë. U largua në Francë, unë isha zv.kryeministër dhe ka ardhur në zyrën time për të bërë letrat, ishte me T-shirt dhe pantallona të shkurtra. I thashë që s’është serioze që më vjen në këtë mënyrë. Më merr Nano në telefon, se e kishte marrë ai. Më pas nëpër mbledhje, s’është se spikaste në ndonjë aspekt.

T’a merrte mendja se do bëhej kryeministër?

Jo, deri në mandatin e dytë si kryetar bashkie s’ka dhënë ndonjë sinjal se mund të kishte ambicie për një karrierë të tillë. Ata që e kanë shok të ngushtë e dinë. Unë kam tjetër jetë, të tjera parime. Nuk ka qenë mik dhe njeri i afërt i imi, por vetëm miqtë e afërt mund t’a kenë kuptuar. Në mandatin e tij si ministër dhe kryetar bashkie, s’dalloj. Në retrospektivë, kam analizuar mënyrën sesi ky ka avancuar dhe çfarë ka bërë ky në PS. Shihen lëvizjet e tij për t’u ngjitur në PS. Kishte dy pengesa, Metën dhe Nanon. Nano ishte absolutisht kryetari i PS, ndërsa Meta ishte i fuqishëm. Kishte themeluar FRESSH dhe PS ishte si një parti bipolare. Të gjithë mendonin se Meta do ishte pasuesi i tij në PS.

Rastësia ia largoi, apo i largoi vetë?

Në retrospektivë, mendoj se ka patur një plan për t’i larguar të dy. Nxiti konfliktin e Metës me Nanon, nxitja e këtij konflikti bëri që marrëdhëniet të acaroheshin. U eliminua pengesa e parë që ishte Meta. Në 2003-in hoqi pengesën e parë, ndërsa të dytën në 2005-ën. Ky bashkë me Mjaft-in do të rrezononin edhe me LSI-në që kishte marrëdhënie të ftohta me Nanon. Me humbjen e zgjedhjeve, Rama mendonte sesi të kishte një strategji të qartë për këtë gjë.

A nuk duhen mjete? Si arriti të shtinte në dorë një parti të krijuar nga profesorë? Kush është baza e tij?

Unë mendoj se ka një mbështetje nga Soros. Ka patur këshilltarë gjatë gjithë kohës. Krijoi në bashki një pol nga ku do prodhoheshin biznesmenët që sot i quajmë oligarkë. Një grupim që ai i ndërtoi në bashki, dhe natyrisht të gjitha marrëdhëniet që krijoi, i dhanë fuqi. Një pjesë e tyre kandiduan për deputetë në 2009-ën. Ishin pasuruar me Ramën, kryetar bashkie. Soros e ndihmoi. G99 u përdor në 2009 edhe kundër LSI, për interesa persona pushteti.

Nëse Meta kishte dalë dhe Nano kishte dhënë dorëheqjen, u krijua një boshllëk. Profesorët s’kishin para, ky kishte para dhe ndikim në media.

Ky kishte luajtur lojën me LSI, pasi i kishte nxjerrë nga PS. Ka një shkrim për arsyet e humbjes në 2005, dhe kërkonte të afronte Ilir Metën. E thërret Metën në 2007-ën për t’u rizgjedhur në bashki. Kur Nano u largua, i vetmi person me pushtet ishte ky. Kishte rival Rexhep Mejdanin. Mejdani kandidoi i vetmuar, duke mos pasur të gjitha këto që ky kishte. Mejdani ishte profesor, me eksperiencë si president. Donte të jepte kontributin e tij. Ka një komponent tjetër. Në ’91 kur u krijua PS, ka patur një debat të madh për shkrirjen apo transformimin e Partisë së Punës. Kishte dy grupe, profesorë pa parti dhe të rinj që kërkonin shkëputjen urgjente nga PP. Ata kërkuan shpërbërjen e PP dhe krijimin e PS.

Grupi i dytë ishin profesorë dhe ekspertë, por që ishin anëtarë të PP. Ata ishin pragmatistë.

Ai bëri një plan për të hequr profesorët dhe të rinjtë, dhe forcoi komponentin e tretë. Filloi t’i etiketonte si senatorët e rinj të PS dhe pinjollë. Kjo ishte strategji e qartë, por unë mendoj se është strategji e Soros.

Mos po i japim më shumë rol sesa duhet Soros-it?

Kjo është temë tjetër. Soros s’është vetëm në Shqipëri, por edhe në SHBA, Itali, Hungari dhe PE. Soros ka qenë pjesë e politikës në SHBA. S’është konspiracion.

Ia kam thënë Ramës që po e fuste vendin në këtë rrymë. Sot ai po vuan nga lidhjet e tij me krimin. Me sistemin mazhoritar, filluan të futeshin oligarkë. Rama s’fitonte dot në veri. Rama e dinte këtë gjë. Filloi të afronte njerëz me muskuj.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bora: 23/10/2018 19:14

    Po ky eshte vetem nje kameleon qe nderron ngjyrat sipas interesit dhe nuk ka kembe në toke. As e ka idene se cbehet në politike, vecse politikan nuk eshte. Sa ju ulet vlera e emisionit me keta te pa skrupullt.

    Përgjigju
  • redi: 23/10/2018 09:52

    Degjon intervisten me Kac Islamin ,dhe oyes veten , ka miral ky politikan qe per inat te Rames ( qe ka gabimet e tija ) shkoi dhe u badhkua me PD ? Pse ish presidenti Mejdani megjithe kundershtite nuk e shiti PS ? Politikani pa moral eshte si peshqir ku mund te fshihet kushdo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve

VIDEO/ Momente tmerri! Dalin pamjet brenda avionit para rrëzimit në Kazakistan të filmuar nga një prej pasagjerëve