Dinamo është pothuajse jashtë Superligës për sezonin e ardhshëm. Në ndeshjen ‘jetë a vdekje’ me Kastriotin ‘nëndetësja’ është mposhtur 0-1 nga krutanët, me golin e realizuar nga Selmani në pjesën e dytë.
Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Dinamon, që tani e sheh veten 9 pikë nga vendi i fundit që shpëton nga rënia, në një kohë kur kanë mbetur edhe 8 javë kampionat. Nga ana tjetër fitorja për Kastriotin do të thotë shumë pasi ka lënë zonën ‘play-off’ dhe është ngjitur në vendin e 6 për momentin. Për krutanët kjo ishte fitorja e 4 radhazi në kampionat në po kaq ndeshje.