Kastrioti ka ndalur ecurinë e tre fitoreve radhazi të Vllaznisë, pasi për llogari të javës së 16 i ka marrë një barazim pa gola në Loro Boriçi.

Shkodranët tentuan sot të shkëputeshin me kreun, në një kohë kur Teuta dhe Partizani, dy skuadrat ndjekëse, do të ndeshen të hënën kundra njëra-tjetrës.

Sakaq po sot Kukësi mposhti 2-1 me përmbysje Bylisin në Elbasan Arena, ndërsa përballja e mbijetesës mes Skënderbeut dhe Apolonisë është mbyllur 1-1. Ndeshja tjetër e kësaj jave mes Tiranës dhe Laçit do të luhet të hënën në Selman Stërmasi.