Kukësi thuajse ka lërë duart me titullin këtë sezon pasi në ndeshjen e kësaj jave kundër Kastriotit është mundur 2-1 në transfertë. Në stadium “Redi Maloku” verilindorët e drejtuar nga Ramazan Ndreu kaluan të parët në avantazh falë Shkurtajt, por me fillimin e pjesës së sytë ishte braziliani Roxher ai që barazoi shifrat.
Në minutat në vijim pritej që Kukësi të merrte sërish epërsinë, madje iu afrua shumë pranë golit duke goditur shtyllën, por ata që arritën të dërgonin topin në rrjetë ishin krutanët me Ndrecën që bëri stadiumin të shpërthente në festë.
Në fund një fitore për Kastriotin që rrit shpresat për mbijetesë, ndërsa nga ana tjeër thuajse nxjerr Kukësin nga gara për titull kampion.