Kastrioti fundos Kukësin, ndizet lufta për mbijetesë

Kastrioti fundos Kukësin, ndizet lufta për mbijetesë

Kastrioti” ka arritur një fitore shprese në betejën e mbijetesës për në superior, ndaj “Kukësit” i cili kthehet zyrtarisht në zonën e ftohtë të rënies nga kategorie. Krutanët i’u falën një goli të Santiago Selmani në minutën e 28’ të pjesës së parë. 21 vjeçari arriti të fitonte betejën në ajër me mbrojtjen verilindore, duke adresuar me kokë në rrjetë topin e harkuar nga këndorja nga Xhulio Mehmeti.

Pas këtij rasti, ishin të mysafirët që rritën presionin në zonën e Kastritotit, por pa sukses. Skuadra e trajnerit Çela e menaxhoi  mjaft mirë avantazhin, duke siguruar  tre pikë të rëndësishëm për të pasur ende në jetë shpresat për një mbijetesë në minutën e fundit. ‘Kastrioti” pas javës së 30- të të super ligës ndodhet në vend të fundit me 31 pikë, 2 më pak se “Bylisi”, që luan në ora 18:00 ndeshjen e fundit të kësaj jave përballë “Partizanit” në kryeqytet.

Ndërkohë “Kukësi” ndodhet në zonën “Play off” me 36 pikë.  Java e 30 përfundoi me sfidën Partizani-Bylis, e mbyllur me fitoren  2-1 të të kuqve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)