Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me Efektivët e FNSH-së bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim Anton Kaçi 40 vjeç, banues në Mallkuç të Krujës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë me Vendimin Nr. 237 dt. 04.10.2017 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg “për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashëpunim parashikuar në nenin 88, 25 të Kodit Penal ndaj tij.

Kaçi, më datë 12.03.2017 në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin Martin Kaçi (i arrestuar), në Mallkuç kanë plagosur me sende të forta shtetasin Gj.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme.

Po nga komisariati i Krujës u bë i mundur edhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Xhevat Lami 53 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë;

• Artan Poposhi 33 vjeç, banues në Prezë, Tiranë;

• Vehbi Balliu 34 vjeç, banues në Cudhi. Krujë.

Shtetasit e mësipërm, në Qafë Shtamë, Krujë, u kapën në flagrancë duke vjedhur naftë nga serbatori i mjetit tip Benz betonierë në pronësi të një firme që merret me prodhimin e betonit.

s.k/Shqiptarja.com