Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, katër të arrestuarit ishin duke planifikuar të kryenin një sulm terrorist gjatë karnavale të cilat zhvillohen në qytetin e Venecias.
Gjithashtu mediat e vendit fqinjë përmendin se mes dokumenteve të hetuesve janë edhe përgjime të celulës terroriste, ku nga bisedat e zhvilluara kuptohet se ishin duke përgatitiur një sulm ku do të përdorinin eksplozivë, armë zjarri dhe thika.
Gjithashtu në një nga përgjimet e realizuara nga hetuesit të dyshuarit flisnin edhe për blerjen e një kallashnikovi për 250 euro, ndërkohë që në një prej telefonave është zbuluar edhe fotografia e 27- vjeçarit Arjan Babaj me armë.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com