Përse ka rënë interesi i bonove dhe ai i depozitave?
Lidhur me bonot, kërkesa e shtetit për borxh të brendshëm po fi llon të kufi zohet, pasi niveli i tij është shumë i lartë dhe interesat e përvitshme po kthehen në një barrë mbytëse për buxhetin. Po kështu, bankat po blejnë mjaft bono.

A ka rrezik blerja e bonove për qytetarët?
Deri tani, mendohej se Banka e Shqipërisë dhe qeveria ishin streha më e sigurtë për paratë e kursyera. Rasti i Qipros, kur po vihet dorë mbi paratë e qytetarëve, tregon se shteti shqiptar, që ka përdorur shumë borxhet vitet e fundit, mund të ndodhet në situata të vështira, që janë të rrezikshme edhe për këta qytetarë.

Po depozitat, nuk kanë një nivel sigurie?
Kanë, deri në 25 milionë lekë të vjetra, përgjigjet BSH për to. Mbi këtë shifër, nuk përgjigjet askush në rast falimenti të një banke të caktuar.

Do të ishin më të sigurta paratë po të mbaheshin “nën dyshek”?
Aspak, në kushtet e rritjes së kriminalitetit

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 27.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)