Prokuroria e Sarandës ka sekuestruar një kat të dyshuar si të ndërtuar pa leje mbi “Hotel Oasis”, në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për një strukturë të re ndërtimore me përmasa 22.9 metra x 13.4 metra x 3.5 metra, e ngritur mbi tarracën e hotelit 6-katësh në rrugën “Butrinti”, në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar. 

Objekti figuron në emër të shtetasit Alqi Papa që është vënë nën hetim për ndërtim pa leje. 

Sipas dokumentit zyrtar të siguruar nga Report TV, Prokuroria e Sarandës kërkoi caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive”, kërkesë që u pranua nga gjykata më 12 maj 2026.

Menjëherë pas vendimit, prokurorja Silvana Belishta urdhëroi ekzekutimin e menjëhershëm të masës së sigurisë nga ana e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, bashkë me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore.

 

Lajmi në përditësim.