Katalanja drejt pavarësisë 
shkëputet nga Mbretëria e Spanjës

Katalanja drejt pavarësisë <br />shkëputet nga Mbretëria e Spanjës
Vijojnë kritikat në Madrid, ku ministrat do të takohen për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Katalanjës. Parlamenti katalanas ka dalë me  një publikim duke iniciuar hapin e parë drejt pavarsisë nga Spanja. Politikanët të drejtuar nga presidenti Artus Mass, votuan 72 me 63 në favor të një harte me nëntë pika për të përmbyllur çështjen e autonomisë.

Rezoluta e prezantuar nga partitë separatiset është aprovuar në parlament dhe brenda muajit do të jetë në fund të rrugës së gjatë. Gjithsej ishin 135 vota, mbas një debati të ashpër, 72 janë shprehur në favor dhe 63 kundra pavarsisë.

Hapat e parë të këtij rrugëtimi do të konsistojnë në miratimin e ligjeve e më pas në krijimin e sistemit të financave dhe të ndihmës sociale.  Brenda 2017 mund të lindë një republikë e re “pa qënë pjesë e vendime të Republikës Spanjolle”.

Nesër pritet të mblidhet këshilli i ministrave në Madrid, me kryeministrin Mariano Rajoy, i cili ka përcaktuar hipotëzen e pavarsisë anti kushtetuese. Brenda të mërkurës gjykatësit duhet të vendosin  nëse duhet pezulluar lëvizja e parlamentit të Barcelonës.

Redaksia online
(shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Australi, program kundër izolimit social

Australi, program kundër izolimit social