Katalonjë, autokolonë traktorësh
në mbështetje të pavarësisë

Katalonjë, autokolonë traktorësh<br />në mbështetje të pavarësisë
Kolona të gjata traktorësh të pajisur me flamurin katalanas janë futur në qytetet e fshatra të rajonit verilindor të Spanjës.
 
Kolona të tilla me traktorë, do të jenë në mbrojtje të referendumit të ndaluar nga autoritetet spanjolle që është paralajmëruar të mbahet të dielën.
 
Mbështetësit e referendumit të së dielës  brohorisnin nëpër rrugë me zë të lartë, ndërsa autokolona e mjeteve bujqësore e quajtur si “Tractorada” ka vijuar lëvizjen  në brendësi të Kryeqytetit të Katalunjës, Barcelonë, duke e përshkruar dhe rrethrrotullimin në katedralen e famshme të “Sagrada Familia”.
 
Drejtuesit politik të Katalunjës kanë zbuluar edhe kutitë e votimit, ku janë përgatitur të përdoren për ditën e dielë ku do të shprehet vullneti i popullit të Katalunjës nëse dua të shkëputen nga Spanja dhe t’i gëzohen faktit të shpalljes së pavarësisë, apo dhe alternativa tjetër ku shpresojnë se Katalonja do vijojë të jetë pjesë e Spanjës.
 
Në Katalunjë konsiderohet se ka ardhur momenti i shpalljes së pavarësisë pas një përpjekje 5-vjeçare  të autoriteteve  vendase për të çuar çështjen në fjalën e popullit.
 
 “Pas shpalljes zyrtare të rezultatit, gjë që do të kërkojë disa ditë, do të kemi një periudhë 48-orëshe për të shpallur pavarësinë. Megjithatë, kjo nuk e përjashton mundësinë, që ne të bëjmë një tjetër apel mesnatën e 1 tetorit, për nevojën për t’u ulur në bisedime për zgjidhjen e kësaj çështjeje politikisht”, është shprehur presidenti i Katalunjës, Carles Puigdemont.
 
Rajoni i pasur prej 7.5 milionë banorësh në verilindje të Spanjës ka gjuhën dhe kulturën e tij, ndërsa gëzon edhe një autonomi në shkallë të gjerë, por ende nuk njihet si një komb më vete nga shteti spanjoll.
 
Referendumi do të mbahet të dielën, ndërsa ka nisur puna për të penguar këtë proces si dhe janë kërcënuar disa nga zyrtarët e Katalonjës se do të procedohen penalisht, madje si mjet presioni autoritetet spanjolle kanë përmendur se do të ketë burg për nismëtarët e këtij veprimi, që sipas tyre është tërësisht antiligjor dhe se nuk do të lejohet të mbahet referendumi në Katalonjës.
 
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore