KATAR 2022/ Kancelari Scholz mbështet futbollistët gjermanë që mbuluan gojën: Gjetën një mënyrë për të dërguar mesazh të fortë

KATAR 2022/ Kancelari Scholz mbështet futbollistët gjermanë që mbuluan gojën: Gjetën një mënyrë për të dërguar mesazh të fortë

Ekipi gjerman mbyll gojën në shenjë proteste

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përshëndetur gjestin e futbollistëve gjermanë që mbuluan gojën para ndeshjes kundër Japonisë në Kupën e Botës si shenjë proteste për mungesën e të drejtave të njeriut në vendin organizator.

Vendimi i FIFA që kapitenët mos mbajnë shiritin me ngjyra të komunitetit LGBT, ka sjellë këtë veprim të futbollistëve gjermanë. FIFA ka vendosur që mos penalizojë kombëtaren gjermane për protestën.

“Ajo që duhet mbajtur mend është se lojtarët e ekipit gjerman gjetën një mënyrë për të dërguar një mesazh të fortë”, tha Scholz në një intervistë për të përjavshmen gjermane ‘Focus’.

Ndër të tjera u pyet nëse do të ndjekë finale e madhe në Katar në rast se Gjermania do të jetë mes skuadrave pretendente për fitoren e Kupës së Botës, Scholz tha: "Unë do të vendos në kohën e duhur".

Pas humbjes befasuese nga Japonia, ndeshje që përfundoi me rezultatin 2-1, më 27 nëntor futbollistët e Gjermanisë do të përballen me Spanjën, e cila fitoi bindshëm ndaj Kosta Rikës me rezultat 7-0 në fillim të turneut.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën

Presidentja Osmani: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi prioritet strategjik për Kosovën