KATAR 2022/ Kupa e Botës përfundon ndeshjet e para në 8 grupe, skuadrat kryesuese (RENDITJA)

KATAR 2022/ Kupa e Botës përfundon ndeshjet e para në 8 grupe, skuadrat kryesuese (RENDITJA)

Katar 2022

Kupa e Botës "Katar 2022" ka mbyllur sot në mbrëmje ndeshje e para në grupe. Të 32 skuadrat kanë zbritur nga një herë në fushë, teksa kujtojmë se Botërori nisi në 19 nëntor me ndeshjen Katar 0-2 Ekuador.

Në bazë të paraqitjeve të para, në grupin A kryesojnë Holanda dhe Ekuadori me tre pikë. Në atë B, Anglia ka tre pikë, teksa Uellsi dhe SHBA nga një pikë. Në grupin C, Arabia Saudite surprizon në krye me tre pikë, teksa Polonia dhe Meksika kanë nga një pikë.

Në grupin D, Franca kryeson me tre pikë, teksa ndjekin Tunizia dhe Danimarka me një pikë. Në grupin E, Spanja dhe Japonia kanë nga tre pikë, teksa në grupn F Belgjika prin me tre pikë, ndërsa Kroacia dhe Maroku me një pikë. Në grupin G, Brazili dhe Zvicra kanë nga tre pikë, teksa në grupin H, Portugalia është në krye me tre pikë, teksa një pika kanë Uruguaji dhe Koreja e Jugut.

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike

E 'dogji' me alkool dhe duhan, gjimnastja japoneze përjashtohet nga Lojërat Olimpike