Një 27-vjeçar Iranian është vrarë nga regjimi në Iran, pasi po festonte humbjen e kombëtares kundër SHBA-ve.
Mehran Samak, ashtu si disa të tjerë, këtë festë e kishin kundër regjimit në vend, por sipas Iran Internacional një punonjës i sigurimit e ka qëlluar atë në kokë teska po i binte borisë. Ai ka qenë në makinë sëbashku me të fejuarën, por edhe pse është dërguar në spital ka humbur jetën brenda orës.
Komento