Fitorja 2-0 e Ekuadorit ndaj Katarit dhe hapja e Kupës së Botës u ndoq nga 7.2 milionë shikues nëpërmjet televizonit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndeshja e së dielës u pa nga 3.22 milionë fansa në transmetimin në gjuhën angleze, teksa u ndoq nga 4 milionë të tjerë në transmetimin në gjuhën spanjolle.
Shikueshmëria u rrit me 88 përqind këtë vit, krahasuar me hapjen e Kupës së Botës në 2018-ën. Asokohe kompeticioni u luajt në verë dhe Rusia fitoi 5-0 me Arabinë Sudite në ndeshjen hapëse. Të dyja ndeshjet filluan në orën 11:00 me orën e lindjes. Audienca e Telemundo u rrit me 164 përqind nga 1.54 milionë në 2018. Këto të dhëna të matshme janë publikuar nga Associated Press.