Irani nuk duhet ta përdorë Ngushticën e Hormuzit "si armë" për të ushtruar presion ose kërcënuar vendet e Gjirit.
Komentet kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, i bëri gjatë një konference për shtyp në margjinat e një takimi dypalësh me Ministrin e Jashtëm turk, Hakan Fidan, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare.
Sipas Al Thanit, gjatë takimit të tyre, të dy diskutuan situatën në Lindjen e Mesme dhe luftën midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se konflikti "po kufizon lirinë e lëvizjes detare".
Al Thani denoncoi se përdorimi i Ngushticës së Hormuzit si "armë në këtë luftë" po shkakton pasoja serioze për vendet e Gjirit, veçanërisht ekonomikisht.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Trump takohet me gjeneralët: Po shqyrtojmë mundësinë e rifillimit të luftës me Iranin! Rriten kontrollet e Teheranit në Hormuz








