KATAR 2022/ Serbia ekspozon Kosovën si pjesë të saj në Kupën e Botës, FFK ankesë në FIFA: Akt shovinist

KATAR 2022/ Serbia ekspozon Kosovën si pjesë të saj në Kupën e Botës, FFK ankesë në FIFA: Akt shovinist

Territori i Kosovës me ngjyrat serbe

Serbia humbi dje 2-0 me Brazilin në Kupën e Botës. Përpara ndeshjes, kombëtarja serbe ekspozoi hartën me territorin e Kosovës në dhomat e zhveshjes. E ngjyrosur me ngjyrat e saj, akti politik duket i pashembullt në një ndeshje futbolli. Në lidhje me këtë incident të rëndë, Federata e Futbollit në Kosovë ka bërë ankesë në FIFA. "Akt shovinist" e quan FFK, teksa diçka e tillë nuk ka të bëjë me futbollin.

Mesazhi i plotë i FFK-së:

Federata e Futbollit e Kosovës njofton opinionin se gjatë ditës së sotme ka paraqitur ankesë në FIFA për veprimin agresiv të ekipit kombëtar të Serbisë, i cili në ndeshjen kundër Brazilit, në kuadër të Kupës së Botës “Katar 2022” ka vazhduar me retorikën shoviniste ndaj Republikës së Kosovës. Para kësaj ndeshjeje, në zhveshtoren e kombëtares së Serbisë është vendosur një flamur, ku shihej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb, me mbishkrimin “Nuk ka dorëzim”.

Akte të tilla të shoviniste nuk kanë vend në një ngjarje sportive, e aq më pak brenda objekteve ku zhvillohet ngjarja më e madhe e futbollit botëror, prandaj FFK si anëtare e barabartë me të gjitha anëtaret e tjera të FIFA-s, kërkon nga ky institucion që të ndërmarrë masa sanksionuese ndaj veprimeve që nxisin urrejtje mes popujve dhe janë kundër vlerave njerëzore.

Futbolli si sporti më i popullarizuar në botë përçon vlera bashkimi dhe assesi përçarjeje, ndërsa ky akt agresiv nuk përkon me vlerat e tilla, prandaj edhe duhet të ndëshkohet. Derisa Evropa e bota po ballafaqohen me një krizë të madhe si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë, një kompeticion kaq madhështor siç është Kampionati botëror, duhet të jetë vend i mbizotërimit të thirrjeve për paqe, e jo të përdoret për të nxitur urrejte mes popujve.

Kosova është shtet i pavarur dhe demokratik, me respektim maksimal të të drejtave të njeriut dhe i pranuar nga shtetet më të fuqishme botërore dhe si e tillë do ta vazhdojë rrugëtimin e saj, pa marrë parasysh provokimet si ky i fundit. Mirëpo, është e papranueshme që ky akt të kalojë në heshtje, prandaj kërkojmë fuqishëm që FIFA të zbatojë në përpikëri rregullat e saj dhe të ndëshkojë Federatën e Futbollit të Serbisë për këtë veprim agresiv dhe kundër vlerave që i përçon futbolli.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën